Mbi 300 mld euro “kursime” për Gjermaninë - Studimi: Eficienca energjetike do të ulë kostot, përshpejtojë tranzicionin
Gjermania mund të kursejë më shumë se 300 miliardë euro deri në vitin 2035 duke zbatuar tranzicionin e energjisë në mënyrë më efikase, sipas një studimi nga Boston Consulting Group dhe shoqata e industrisë BDI.
Berlini pritet të shpenzojë qindra miliarda euro për tranzicionin drejt burimeve të gjelbra të energjisë në vitet e ardhshme, me synimin e neutralitetit ndaj karbonit deri në vitin 2045. Në të njëjtën kohë, Berlini përballet me presionin e industrisë për të ulur kostot e larta të energjisë.
Studimi i BDI ka llogaritur kursimet bazuar në planet aktuale, që priten të kushtojnë 1.57 trilion euro gjatë 10 viteve të ardhshme në funksionimin, zgjerimin dhe mirëmbajtjen e sistemit energjetik.
Sipas studimit, investimet e planifikuara aktualisht në energjitë e rinovueshme, rrjetet e energjisë dhe hidrogjenin e tejkalojnë ndjeshëm kërkesën e parashikuar. Kjo do të rezultonte në kosto shtesë të shmangshme. Në të njëjtën kohë, planifikimi në shumë vende mbështetet në zgjidhje të shtrenjta si kabllot nëntokësore në vend të linjave ajrore.
"Me një koordinim dhe planifikim më të mirë, tranzicioni i energjisë mund të bëhet më shumë se 20% më i lirë gjatë 10 viteve të ardhshme, duke reduktuar njëkohësisht emetimet," thonë autorët e studimit.
Kostot e sistemit gjerman të energjisë elektrike janë rritur me rreth 70% që nga viti 2010 dhe rritje të mëtejshme janë të parashikueshme. Çmimet e gazit janë pesë herë më të larta dhe çmimet e energjisë elektrike deri në 2.5 herë më të larta se ato të konkurrentëve ndërkombëtarë.
Një numër faktorësh kontribuojnë në çmimet e larta të energjisë në Gjermani, duke përfshirë zgjerimin e kushtueshëm të energjive të rinovueshme dhe rënia e importeve të gazit nga Rusia pas luftës në Ukrainë.
Për të zëvendësuar këto furnizime ruse, Gjermania rriti importet e gazit natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe furnizuesit e tjerë. Por ky gaz kushton shumë herë më tepër se ai i furnizuar përmes tubacioneve.
Sondazh

Sa para’ harxhojnë shqiptarët për Netflix? Rreth 3.4 milionë euro në vit. Pjesa më e madhe e përdoruesve janë meshkujt
Netflix është një nga platformat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet kohët e fundit në mbarë botën. Mesa duket, edhe shqiptarët nuk kanë qenë larg......

“Buxheti për kulturën dhe artin do të jetë prioritet” - Berisha: Më shumë se dyfishim fondesh. Status ligjor të veçantë për artistët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin qeverisës për artin dhe kulturën, hartuar në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Konrad......

Tuneli i Llogarasë, hapet tenderi për rrugët lidhëse - 5.1 milionë euro, punimet zgjasin 10 muaj pas lidhjes së kontratës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugëve lidhëse të Tunelit të Llogarasë, ashtu sikurse ishte parlajmëruar pak ditë më parë edhe......

BE kërkon të krijojë treg të vetëm për mbrojtjen - Synohet konsolidimi i industrisë për të konkurruar me SHBA-në, Kinën
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dëshiron të krijojë një treg të vetëm për produktet dhe shërbimet evropiane të mbrojtjes. Industria e......

“Parfume nga Shqipëria drejt Europës” - Rama: Investimet në infrastrukturë kanë tërhequr sipërmarrësit e huaj
Investimet e huaja në Shqipëri po prekin çdo sektor, duke përfshirë edhe prodhimin e parfumeve. Një shembull i tillë është rasti i një kompanie holandeze, e......

Biznesi i luleve, në “lulëzim”/ Muaji Shkurt regjistron rekordin e dytë më të lartë të importeve
Sipas të dhënave më të fundit të tregtisë së jashtme, duket se biznesi i tregtimit të luleve dhe kultivimi i bimëve po shënon një rritje të......

Tarifat e Trump “dënojnë” industritë amerikane - Mund t'i kushtojnë sektorit të teknologjisë 139 miliardë dollarë në vit
Lufta tregtare e Presidentit Donald Trump mund t'i kushtojë miliarda dollarë në vit industrisë amerikane të teknologjisë, medias dhe telekomunikacionit,......

31 milionë euro investime publike në 2 muaj - Viti nis mbarë, rritet ndjeshëm disbursimi i fondeve për projektet
Viti 2025 ka nisur mbarë edhe sa i takon ecurisë së projekteve publike në vend. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në dy muajt e parë të......