Europa Postuar më 27 Shkurt 2025, 11:54

Mbi 19 miliardë euro humbje - Bundesbank regjistron rezultatin më të keq në histori

Nga Kristi Ceta

Mbi 19 miliardë euro humbje - Bundesbank regjistron rezultatin më

Banka qendrore e Gjermanisë pësoi një humbje rekord prej 19.2 miliardë euro vitin e kaluar, duke shënuar pengesën më të fundit për ekonominë më të madhe të Evropës.

Një plan i blerjes së obligacioneve bëri që Bundesbank të raportonte humbjen e saj neto më të madhe në histori, me zyrtarët që paralajmëruan se tendosja financiare do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2025.

Humbjet vijnë nga shumë obligacione qeveritare me yield-e të ulëta, që nuk ishin në gjendje të kompensonin një rritje të kostove të huamarrjes. Kjo bëri që Bundesbank t'u paguante më shumë interes bankave.

Në Mbretërinë e Bashkuar, programi i lehtësimit sasior i Bankës së Anglisë dëmshpërblehet, që do të thotë se Thesari mbulon çdo humbje dhe merr çdo fitim.

Në të kundërt, banka qendrore gjermane merr përsipër të gjithë rrezikun, që do të thotë se nuk do të ketë kosto për taksapaguesit gjermanë. Por kjo vjen në një periudhë të zymtë për ekonominë gjermane, që po përballet me një rënie në prodhim, një popullsi në plakje dhe luftën tregtare globale të nisur nga Donald Trump.

Sipas kreut të Bundesbank, “ekonomia gjermane është në një gjendje stanjacioni kokëfortë. Produkti i brendshëm bruto real praktikisht nuk ka pasur rritje që nga viti 2018.” Sipas burimeve zyrtare, nuk përjashtohet një vit i tretë radhazi pa rritje."

Rimëkëmbja do të jetë një sifdë e vështirë për Friedrich Merz, liderin e partisë konservatore të Unionit Kristian-Demokrat, i cili po përpiqet të ndërtojë një qeveri koalicioni pas fitores së zgjedhjeve.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat