Londra nis epokën e robotaksive - Makinat autonome janë të disponueshme, por me shofer sigurie në bord

Londinezët mund të përdorin për herë të parë taksi autonome me qira, pasi automjetet e kompanisë britanike të teknologjisë Wayve janë shtuar në aplikacionin Uber.
Megjithatë, mundësia për të kapur menjëherë një robotaksi mbetet e kufizuar. Deri tani janë licencuar vetëm 15 automjete, ndërsa më shumë se 100 mijë automjete private me qira operojnë në kryeqytetin britanik. Rreth 100 mijë përdorues të Uber janë regjistruar për të provuar udhëtimet autonome.
Pavarësisht teknologjisë autonome, automjetet do të kenë një shofer sigurie të licencuar në sediljen e përparme, i cili mund të marrë kontrollin në çdo moment nëse është e nevojshme.
‘Transport for London’, (TfL) ka licencuar Uber-in dhe automjetet Ford Mustang të modifikuara nga Wayve si automjete private me qira. Për momentin, rregullat kërkojnë mbikëqyrjen e një drejtuesi njerëzor.
Operacionet plotësisht autonome, pa praninë e një shoferi sigurie, kërkojnë një tjetër proces miratimi nga Agjencia e Standardeve të Shoferit dhe Automjeteve. Ky autorizim tashmë konsiderohet i pamundur të realizohet gjatë këtij viti.
Hyrja në treg shënon një hap të rëndësishëm për Uber-in, i cili synon të fitojë avantazh në garën për transportin pa shofer në Londër. Kryeqyteti britanik shihet si një treg kyç për zgjerimin e teknologjisë autonome në Evropë.
Edhe kompania e robotaksive në pronësi të Google dhe kompani kineze po testojnë aktualisht teknologjitë e tyre autonome në Londër.
Automjetet Wayve do të thirren përmes aplikacionit Uber. Pasi klienti të hyjë në makinë, do të njoftohet se shoferi nuk do të ketë nevojë të flasë gjatë udhëtimit, por mund të marrë kontrollin nëse lind nevoja ose nëse pasagjeri e kërkon.
Ndërkohë, shërbimet plotësisht pa shofer tashmë operojnë në disa qytete të botës, veçanërisht në SHBA dhe Kinë, si dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Uber shkurton mbi 3 mijë vende pune në mbarë botën - Kompania orienton kursimet drejt robotaksive dhe inovacionit
Uber ka njoftuar shkurtimin e rreth 3,300 vendeve të punës, ose afërsisht 10% të fuqisë së saj punëtore globale, në reduktimin më të madh të stafit që nga......
SHBA, tarifa deri në 100% për dronët kinezë - Masa synon të frenojë varësinë nga Kina dhe të forcojë prodhimin vendas
Tarifat e reja amerikane për dronët dhe disa prej komponentëve të tyre kanë hyrë në fuqi, në një përpjekje të Uashingtonit për të kufizuar varësinë nga......
BE “godet” Airbnb, ja çfarë ndryshon! - Brukseli synon të lehtësojë krizën e strehimit në zonat më problematike
Komisioni Evropian pritet të propozojë rregulla të reja për strehimin, të cilat do t’u japin autoriteteve kombëtare dhe lokale më shumë hapësirë për të......
Abuzime me rrjetet informale të transferimit të parave - Teknologjia po u jep grupeve kriminale mënyra të reja për të fshehur fondet
Keqpërdorimi kriminal i rrjeteve informale të transferimit të parave po shndërrohet në një problem global dhe është në rritje, paralajmëron Task Forca e......
Mbështetja e familjeve kujdestare - Përfshihet shoqëria civile, bashkia përzgjedh dhe mbikqyr
Familjet kujdestare dhe fëmijët në kujdes alternativ do të mund të marrin trajnim, këshillim dhe mbështetje psikosociale edhe nga organizatat e shoqërisë......
Ministri Hoxha takim me Komisioneren Kos: Shqipëria e vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave
“Për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë: të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke......
LIS, aplikacioni për tokën, Salla: Ndihmon fermerët për kontrollin e kostove dhe rritjen e prodhimit
Një aplikacion i quajtur LIS, është vënë në fuksion të fermerëve të vendit. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi në Roskovec......
Zyrtarizohen objektivat e rinj për klimën - Deri në 2035-ën, emetimet synohen nën 9,195 kiloton CO₂ ekuivalent
Vendi ynë ka zyrtarizuar objektivat e rinj për reduktimin e emetimeve dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike deri në vitin 2035. Kontributi Kombëtar i......

