"Kurseni para’ për kohën e krizës" - BQE: Familjeve duhet të mbajnë cash në shtëpi për raste urgjente
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka theksuar rëndësinë e parave të gatshme si një mjet për përgatitjen kombëtare për kriza, duke u kërkuar familjeve të mbajnë para’ në shtëpi për raste urgjente. Thirrja vjen pas praktikave që tashmë janë në fuqi në vende si Holanda, Finlanda dhe Austria, ku qytetarëve u këshillohet të kenë 70-100 euro për person në para të gatshme. Programe të ngjashme janë zhvilluar nga Suedia dhe Norvegjia.
Argumenti kryesor është se sistemet digjitale mund të shemben në një moment të caktuar. Thirrja vjen pas një këshille të ngjashme për qytetarët në shtetet anëtare për të grumbulluar mjaftueshëm para, ushqim, ujë dhe ilaçe për të mbijetuar për 72 orë në rast të një ndërprerjeje të shërbimit. Këshilla u nxit nga lufta në Ukrainë, pandemia Covid-19 dhe fatkeqësitë natyrore. Zjarret dhe përmbytjet kanë ekspozuar dobësitë e Evropës dhe kanë çuar në rritjen e shpenzimeve për sigurinë dhe mbrojtjen.
“Paraja është një element kritik i përgatitjes kombëtare për kriza”, thuhet në raportin e BQE-së, i cili shqyrton ndikimin e krizave të tilla si pandemia dhe ndërprerjet e energjisë në Spanjë dhe Portugali. Ai gjithashtu vëren se monedha fizike “jo vetëm që shërben për të përmbushur nevojat individuale, por gjithashtu kontribuon në një rezistencë më të gjerë sistemike”.
“Dobia e parave të gatshme rritet ndjeshëm kur stabiliteti kërcënohet – pavarësisht natyrës specifike ose fushëveprimit gjeografik të tronditjes themelore, ose shkallës së digjitalizimit”, pohon gjithashtu BQE.
Pagesat digjitale dominojnë transaksionet me pakicë dhe bankat po ulin kostot duke mbyllur degët dhe bankomatët. Por politikëbërësit janë nën presion për të siguruar që familjet të ruajnë aksesin në kartëmonedha dhe monedha.
Dokumenti i BQE-së thekson një paradoks: Pavarësisht faktit se paratë e gatshme mungojnë gjithnjë e më shumë në pagesat e përditshme, kërkesa për to rritet kur besimi në sistemet financiare, ose digjitale tronditet.
Ky model sjelljeje ishte i dukshëm gjatë pandemisë dhe ngjarjeve të tjera, siç ishte ndërprerja e energjisë elektrike që paralizoi Spanjën dhe Portugalinë në pranverë.
Në rastin e pandemisë, paratë e gatshme u rritën me 140 miliardë euro në dy vjet, krahasuar me një rritje vjetore prej 55 miliardë euro para krizës, vëren BQE. Rritja erdhi edhe pse konsumatorët iu drejtuan kartave pa kontakt dhe blerjeve online, për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe izolimit.
Sipas raportit, sistemet e parave të gatshme duhet të ndërtohen për t'i bërë ballë krizave të rralla, por ekstreme.

Zvicra, shteti i dytë më i pasur në botë - Me të ardhura për frymë rreth 270,000 euro, renditet pas SHBA-së
Popullsia globale është pasuruar gjatë vitit 2024, ndërsa Zvicra ka mbetur vendi i dytë më i pasur në botë për nga pasuria neto për frymë. Sipas raportit të......

Në “lupë” ndërtimet me fonde publike - Muçaj: Të jenë subjekte shembullore, do të penalizohen për leje zhvillimore
Inspektorati Shtetëror i Punës ka vendosur në fokus sektorin e ndërtimit, duke nisur një fushatë të thelluar inspektimesh në të gjitha projektet që......

Rreth 112 mijë kontrata të reja sigurimi në 2025 - AMF: Tregu i sigurimeve rrit perfomancën edhe në primet e arkëtuara
Megjithëse me një ritëm të ngadaltë ose me luhatje të herëpashershme, nga viti në vit po kultivohet një kulturë më e madhe sigurimi te shqiptarët. Kjo......

Humbjet e energjisë në rrjet do ulen nën 12% - Objektivi i qeverisë për 4-vjeçarin: Bazohemi në teknologjitë e reja të matjes
Qeveria synon që brenda 4 vitesh të ulë humbjet e energjisë në shpërndarje në më pak se 12%. Në programin qeverisës 2025 -2029 thuhet se ky rezultat do të......

Greqi, rritje 1 mld euro në depozitat e familjeve - Pasuria bruto për frymë u vlerësua në 33,190 euro për vitin 2024
Flukset neto mujore në gusht në llogaritë e depozitave të familjeve greke në banka vlerësohen në 1 miliard euro, me bilancin e tyre që qëndron në 151.3......

Britania, ID digjitale të detyrueshme për punonjësit - Masa e qeverisë synon të frenojë emigracionin e paligjshëm
Qeveria britanike ka njoftuar se çdo punonjës do të duhet të ketë një dokument digjital identiteti të detyrueshëm, si pjesë e përpjekjeve të Kryeministrit......

253 milionë euro në arkën e bashkive - Më pak të ardhura në 8-mujor. Taksat lokale bien me 26 milionë euro
Te ardhurat e mbledhura nga pushteti vendor kanë pësuar rënie përgjatë këtij viti, duke reflektuar një performancë jo shumë të kënaqshme. 61 bashkitë në......

BE planifikon tarifa 25-50% për çelikun kinez - Pekini prodhon më shumë se gjysmën e totalit global
Komisioni Evropian planifikon të vendosë tarifa nga 25% deri në 50% për çelikun dhe nënproduktet e tij nga Kina në javët e ardhshme, sipas medias gjermane......