‘Kur teshtin Gjermania ftohet gjithë Europa’-Kompanitë gjermane pritet të largojnë mijëra punëtorë?
Ekonomia gjermane është në prag të recesionit edhe industria është veçanërisht e prekur nga kriza. Pesimizmi ka përfshirë kompanitë më të mëdha. "Kriza industriale dhe rënia ekonomike afatgjatë po lënë gjurmë në tregun e punës”, thonë ekspertët e tregut gjerman. Sipas vlerësimeve të tyre papunësia pritet të vazhdojë të rritet së paku deri në pranverë.
Disa kompani të mëdha gjermane kanë njoftuar pushime masive nga puna në javët dhe muajt e fundit. Ndër to kompania Schaeffler, që prodhon pjesë për industrinë e automobilave, ka njoftuar pushime nga puna dhe mbyllje të fabrikave. Nga 4.700 vende pune që shkurtojë gjithsej kjo kompani 2.800 janë në Gjermani. Po ashtu furnizuesi i automjeteve Continental planifikon pushime masive. Sipas kompanisë deri në 2028, ata planifikojnë të shkurtojnë mbi 7000 vende pune.
Prodhuesi më i madh gjerman i makinave Volksvagen po përballet po ashtu me një krizë serioze. Sipas përfaqësuesve të sindikatës, tre fabrika të VË janë aktualisht në rrezik të mbyllen.
Bosch, një tjetër furnizues i madh për pjesët e makinave, planifikon të shkurtojë deri në 5.550 vende pune, nga të cilat 3.800 në Gjermani. Furnizuesi tjetër i pjesëve të automjeteve ZF Friedrichshafen planifikon të shkurtojë deri në 14.000 nga 54.000 vende pune që ka në Gjermani.
Të njëtën gjë do të bëjë edhe prodhuesi amerikan i makinave Ford. Plani është të shkurtojë 2.900 vende pune në Gjermani deri në vitin 2027, shumica e tyre në fabrikën në Këln.
Kjo situatë në tregun e automjeteve ka nxitur që edhe prodhuesi më i madh i çelikut në Gjermani, Thyssenkrupp Steel të planifikojë të shkurtojë rreth 11.000 vende pune gjatë gjashtë viteve të ardhshme. Në listën e shkurtimeve janë edhe një mori biznesh të tjera të mëdha gjermane. Sipas ekspertëve orteku gjerman vështitë të kalojë pa pasoja në të gjithë Europën.
Sondazh

“Tregu i hidrogjenit të gjelbër varet nga shpenzimet publike” - Kompania e energjisë në Gjermani thekson nevojën për mbështetje qeveritare
Zhvillimi i një tregu të gjelbër hidrogjeni në Gjermani varet ende në një masë të madhe nga shpenzimet publike, tha furnizuesi i energjisë E.ON. Projektet në......

“Konsumi i qymyrit në Kinë arrin kulmin në 2025” - Ekspertët shfaqin optimizëm për tranzicionin e gjelbër në vitet e ardhshme
Konsumi i qymyrit në Kinë mund të arrijë kulmin deri në vitin 2025, paralajmërojnë ekspertët. Hulumtimi i ri nga instituti për klimën, Qendra për Kërkime mbi......

Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës - Manastirliu: Pas 2 vitesh priten të hapen dyert për studentët e parë
Kanë nisur punimet e para për ndërtimin e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e arsimit dhe sportit, Ogerta......

Licencohen 245.16 MW energji diellore - Prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, 12 licenca të reja gjatë vitit 2024
Viti 2024 ka shënuar zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të instalohet nga ndërtimi i......

8.4 mln euro për rrugën e hyrjes në Shkodër - ARRSH shpall fituesin për aksin kthesa e Bërdicës-Ura e Bahçallëkut
Rreth 8.4 mln euro do të kushtojë ndërtimi i rrugës së re për hyrjen në qytetin e Shkodrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur konsorciumin e kompanive......

Pse individët dhe bizneset preferojnë kursimet afatgjata? Në tetor vlera e depozitave 2-vjeçare arrin në 167 mln lekë
Sipas analizës së bërë më herët nga “Scan Intel” ka rezultuar se individët dhe bizneset në Shqipëri preferojnë të hapin llogaritë e tyre të kursimit......

Kreu i BQE, mesazh për Trump - Lagarde bën thirrje për negociata me SHBA për të shmangur tarifat tregtare
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde u shpreh se Bashkimi Evropian mund të jetë në një pozitë më të mirë nëse bisedon me Shtetet e......

Çfarë do të ndodhë me pasuritë e konfiskuara? - Drafti, 50% e aseteve dhe vlerave ripërdoren brenda 6 muajve
Brenda Qershorit 2025, qeveria parashikon që të jetë tërësisht funksionale Zyra e Rikuperimit të Aseteve, e cila do të shërbejë si Njësi Kombëtare......