Kryeministri grek takohet me fermerët protestues - “Bllokadat e rrugëve dhe kufijve nuk mund të tolerohen”

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi bisedime me disa përfaqësues të fermerëve për herë të parë pas disa javësh protesta për vonesat e ndihmës bujqësore dhe një marrëveshje tregtare BE-Mercosur.
“Që nga momenti i parë, qeveria ka treguar shumë tolerancë ndaj protestave të fermerëve, duke njohur problemet e mëdha dhe për këtë arsye iu përgjigj shumë prej kërkesave të tyre”, tha ai pasi u takua me një delegacion prej 21 anëtarësh të fermerëve.
Megjithatë, shumë fermerë të tjerë refuzuan të merrnin pjesë në bisedime.
Qeveria e qendrës së djathtë e Mitsotakis, nën kritika për shkak të një skandali korrupsioni në ndihmën bujqësore, u ofroi fermerëve ulje shtesë në taksën e karburantit, koston e energjisë elektrike dhe kompensime për blegtorët në një përpjekje për të zbutur tensionet pasi fermerët bllokuan autostradat kryesore dhe pikat kufitare për javë të tëra, duke ndërprerë udhëtimet dhe goditur disa biznese.
Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se bisedimet synojnë t'u ofrojnë zgjidhje rreth 600,000 fermerëve, blegtorëve, peshkatarëve dhe bletarëve. Megjithatë, kryeministri shtoi se pas 45 ditësh protestash, bllokadat e rrugëve dhe kufijve nuk mund të tolerohen.
Ndërsa takimi zhvillohej, fermerët që refuzuan të merrnin pjesë në takim kryen bllokada rrugore dhe kufitare në shenjë proteste, duke thënë se delegacioni nuk i mbuloi të gjithë sektorët bujqësorë dhe se qeveria nuk ishte e sinqertë në trajtimin e problemeve të fermerëve.
Sipas tyre, një nga problemet kryesore përveç kostove të prodhimit dhe vonesave të pagesave të BE-së ishte marrëveshja tregtare e Mercosur, të cilën ai e quajti "gurvarri i sektorit bujqësor".
Investitorë amerikanë diskutojnë për gazsjellësin - Ndërlidhja Jugore do të lidhë Bosnjen me terminalin kroat
Drejtuesit e kompanisë amerikane “AAFS Infrastructure and Energy LLC” ishin së fundmi në Sarajevë, për të diskutuar me udhëheqësit vendas për rolin e......
Rusia kundërshton Trumpin për naftën e Venezuelës - Asetet e Roszarubezhneft në Venezuelë "janë pronë e shtetit rus"
Asetet e naftës që Rusia zhvillon në Venezuelë i përkasin Rusisë, e cila do të vazhdojë të punojë atje, tha Moska të martën, pas pretendimeve të Presidentit......
Kina, rekord suficiti tregtar - Rreth 1,2 trilionë dollarë, pavarësisht tarifave të Trump
Kina raportoi një rritje të fortë eksportesh në vitin 2025 me një suficit rekord prej gati 1.2 trilion dollarësh, ndërsa prodhuesit përgatiteshin për tre......
Kryeministri i Groenlandës: Nuk duam bashkim me SHBA - "Ne do të qëndrojmë të bashkuar në Mbretërinë e Danimarkës"
Kryeministri i Groenlandës tha se kombi i tij do të preferonte të mbetej pjesë e Danimarkës sesa të bëhej territor i Shteteve të Bashkuara, pas përpjekjeve......
2025, viti i tretë më i ngrohtë në histori - Shkencëtarët kërkojnë uljen e emetimeve
Planeti sapo përjetoi vitin e tretë më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë dhe temperaturat mesatare kanë tejkaluar 1.5 gradë Celsius të ngrohjes globale......
“Sterilizimi”, jo më PPP/ Krijohet shoqëria shtetërore, me kapital fillestar 200 mln lekë
Procesi i sterilizimit tashmë nuk do të ofrohet nëpërmjet Partneritetit Publik Privat. Qeveria ka miratuar ngritjen e një shoqërie aksionare “Operatori i......
Balluku inspekton zonat e përmbytura në Fier: Semani kthehet në shtrat, nis riparimi i argjinaturave
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi situatën në zonat e përmbytura të Qarkut të Fierit. Ajo......
Shqiptarët "frenojnë" pagesat me home banking - Çfarë ndodhi me kuletat tona digjitale në nëntor? 10.3% më pak veprime bankare
Rruga drejt zvogëlimit të pagesave me para në dorë nuk është e thjeshtë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat herë në ulje e herë në ngritje të transaksioneve që......


