Europa Postuar më 30 Janar 2026, 10:00

Kryeministri Britanik, optimist për bashkëpunimin ekonomik - Presidenti Jinping: Marrëdhënia premton rezultate afatgjata

Nga Dorian Koça

Kryeministri Britanik, optimist për bashkëpunimin ekonomik -

Në një takim dypalësh në Pekin, kryeministri i Britanisë Keir Starmer dhe presidenti i Kinës Xi Jinping dakortësuan marrëdhëniet shtetërore duke premtuar bashkëpunim më të madh në tregti, investime dhe teknologji.

Ndërsa BE mbetet e alarmuar nga gjeopolitika Amerikane, Starmer bëri thirrje nga Kina për një "marrëdhënie më të sofistikuar" për shtetet Europiane.

Pas vizitës së parë në tetë vite nga shteti Britanik, Starmer dakortësoi pranimin 30-ditore pa viza për britanikët, diskutoi për tarifa më të ulëta mbi produktet alkolike dhe një investim prej 15 miliardë dollarësh nga prodhuesi i vaksinave AstraZeneca në Kinë.

Kryeministri Starmer i partisë laburiste ka luftuar për të arritur rritjen ekonomike që premtoi, duke zgjedhur aktualisht të përmirësojë gjithashtu marrëdhëniet me Kinën. “Kina është një lojtare e rëndësishme në skenën globale dhe është jetike që ne të ndërtojmë një marrëdhënie më të sofistikuar ku të mund të identifikojmë mundësitë për të bashkëpunuar” tha Starmer gjatë takimit.

Kjo është pasuar me kritika të ashpra nga disa politikanë britanikë dhe amerikanë, të cilët e akuzojnë Kinën për spiunazh në nivele industrial dhe abuzim me të drejtat e njeriut.

Presidenti Jinping tha se Kina ishte gati të zhvillonte një partneritet afatgjatë me Britaninë pas "kthesave dhe ndryshimeve" në marrëdhënie që nuk u shërbyen interesave të asnjërit vend. "Ne mund të arrijmë një rezultat që do t'i rezistojë kohës", tha Jinping

Starmer, i cili shoqërohej nga më shumë se 50 sipërmarrës, tha se marrëdhënia me Kinën tani ishte më e fortë duke vlerësuar gjithashtu Presidentin Jinping si një person me të cilin ‘bëhet biznes’.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat