Kroacia rrit objektivat energjetikë për 2030 - Vendi synon të mbulojë 43% të konsumit total me anë të burimeve të gjelbra
Kroacia rriti të gjitha objektivat më të rëndësishëm në Planin e përditësuar Kombëtar të Energjisë dhe Klimës për periudhën 2021-2030. Burimet e rinovueshme në konsumin e energjisë u rritën nga 36% në 42.5%.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë duke hartuar plane kombëtare të energjisë dhe klimës me synimin kryesor për të shtuar burimet e gjelbra dhe reduktuar emetimet.
Arsyet kryesore për përditësimin e planeve në Kroaci janë rritja e ambicieve klimatike të BE-së për periudhën deri në vitin 2030 dhe qëllimi për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050, vunë në dukje autorët e dokumentit.
Sipas draftit, vendi ka miratuar objektiva më ambiciozë për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, burimet e rinovueshme të energjisë dhe efikasitetin e energjisë. Objektivi për reduktimin e gazeve serrë nga niveli i vitit 2005 në sektorët nën Sistemin e Tregtimit të Emetimeve të BE-së u forcua nga 43% në të paktën 62%. Objektivi për sektorët jashtë këtij sistemi ishte të paktën 7% në versionin e mëparshëm, ndërsa tani është parashikuar në 16.7%.
Synimi i energjisë së rinovueshme në konsumin bruto të energjisë është 42.5%, ose 6.1 pikë përqindje mbi objektivin e mëparshëm. Objektivi për burimet e rinovueshme në transport pothuajse u dyfishua, nga 13.2% në 24.6%.
Objektivi i konsumit të energjisë parësore për vitin 2030 u ul nga 344.38 në 336.9 petajoules, krahasuar me reduktimin e konsumit të parashikuar direkt të energjisë nga 286.91 në 246.2 petajoules. Kjo do të thotë se Kroacia synon të kursejë më shumë energji nëpërmjet masave të efikasitetit të energjisë, sipas përditësimit përfundimtar.
Disa javë më pare, Operatori Kroat i Tregut të Energjisë nisi një procedurë që ofron tarifa nxitëse për energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme.
Sondazh

357 milionë lekë për linjën e re kabllore 110kV - Tirana 1-Zogu i Zi, rritet kapaciteti i transmetimit të energjisë elektrike
Operatori i Sistemit te Transmetimit OST ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës kabllore 110 kV Tirana 1-Zogu i Zi, si dhe trakti përkatës në N/St. Tirana......

Pensioni privat po fiton besimin e qytetarëve - Hoxha: Fondet mund të përdoren edhe si investime përgjatë skemës
Qytetarët janë gjithnjë e më shumë të prirur që të investojnë tek skemat e pensioneve private, ku jo vetëm që marrin pension pasi plotësojnë kriteret, por......

Fermerët bllokojnë rrugët e Francës - Protestat, për shkak të një marrëveshjeje të mundshme me vendet e Mercosur
Fermerët francezë bllokuan një rrugë pranë Parisit, pasi perspektiva e një marrëveshjeje tregtare midis vendeve evropiane dhe shteteve të Mercosur thekson......

Si do krijohet fondi për bonusin e pensionistëve? - Pr.buxheti 2025 diskutohet në parim, PD dorëzon 17 amendamente
Teksa fondi i parashikuar për bonusin e pensionistëve për vitin 2025 është 37 mln euro, ministri i Financave Petrit Malaj ka shpjeguar sesi do të funksionojë......

852 mln lekë të ardhura shtesë nga akciza e cigareve - Parashikohet rritje deri në vitin 2026. Në këtë 10-mujor u arkëtuan 1,7 mln lekë plus
Gjatë vitit të ardhshëm, rreth 852 milionë lekë parashikohet të jenë të ardhurat shtesë nga akciza e cigareve, si dhe 20% TVSH-ja mbi këtë shumë të rritur......

Ku po shkojnë eksportet shqiptare? Thellohet sërish rënia në Tetor. Na “braktisën” Kosova, Italia dhe Spanja
Eksportet kanë thelluar sërish rënien në muajin Tetor të këtij viti tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT. Vlera e tyre në këtë muaj arriti në 31 mld......

8 qarqe humbën mesatarisht 2,300 familje në vit/ Në dekadën e fundit, Dibra dhe Shkodra me "zbrazjen" më të lartë. "Shtohet" Vlora
Ndryshimet në strukturën demografike të Shqipërisë gjatë 10 viteve të fundit pasqyrojnë tendenca të forta urbanizimi, migrimi të brendshëm dhe emigracioni......

Ndikimi ekonomik i Maratonës së Bostonit - Eventi sportiv gjeneroi mbi 500 milionë dollarë të ardhura
Maratona e Bostonit 2024 rriti ndjeshëm ekonominë e Massachusetts me një ndikim të vlerësuar prej 509 milionë dollarë, siç raportohet nga Instituti UMass......