Kroacia, drejt energjisë bërthamore - Qeveria po harton një ligj të posaçëm për të plotësuar nevojat energjetike
Parlamenti i Kroacisë pritet të miratojë deri në fund të vitit një projektligj për ndërtimin e një centrali bërthamor, deklaroi ministria e Ekonomisë. Qeveria ka krijuar një grup pune që po harton ligjin për energjinë bërthamore.
Prej më shumë se 40 vitesh, Kroacia është bashkëpronare e centralit bërthamor Krsko në Slloveni, që furnizon rreth 16% të nevojave energjetike të vendit.
Ministria theksoi se vendit i nevojitet ky burim energjie, përkrah atyre të rinovueshme, pasi ndihmon në stabilizimin e rrjetit energjetik.
Centrali Krsko, i ndërtuar në vitin 1983, pritet të mbyllet në vitin 2043. Ai është një reaktor me ujë të presuar dhe ka një kapacitet bruto prej 730 megavatësh, duke prodhuar rreth 5,700 gigavat-orë energji elektrike në vit. Operatori është në pronësi të përbashkët të kompanisë sllovene Gen Energija dhe kompanisë kroate HEP.
Ministria shtoi se Bashkimi Evropian ka ndarë 240 miliardë euro për investime në energjinë bërthamore në kuadër të buxhetit shumëvjeçar, ndërsa vendimi për vendndodhjen e mundshme të një centrali të ri do të merret nga ekspertët.
Nëse arrihet konsensus politik, ndërtimi i impiantit të ri në Kroaci do të kërkonte të paktën pesë deri në dhjetë vjet. Më herët këtë vit, ministria sllovene e burimeve natyrore dhe planifikimit hapësinor publikoi një nismë ku planifikonte ndërtimin e mundshëm të një reaktori të dytë në centralin Krsko, me një kosto të vlerësuar deri në 15.4 miliardë euro.
Kroacia nuk ka marrë ende një ofertë zyrtare nga Sllovenia për centralin e ri bërthamor, por është e interesuar të bëhet pjesë e projektit me të njëjtat kushte si në impiantin e parë.
Centrali Krsko do të ndalojë operimin në fund të këtij muaji për një riparim me kosto 100 milionë euro dhe pritet të rifillojë prodhimin në fund të muajit të ardhshëm.

Forumi i Sigurisë së Varshavës, Vengu: Bashkëpunim në industrinë ushtrake me Poloninë
Polonia ja ka dalë ta kthejë forcimin e ushtrinë në një shtyllë të zhvillimit ekonomik, dhe ky është një mësim i vyer edhe për Shqipërinë. Këtë mesazh ka......

Shqetësimet e industrisë gjermane, Lufthansa do të shkurtojë 4,000 vende pune
Industria gjermane është ende, siç thuhet në qarqet profesionale, "nën presion". Pas njoftimit të fundit shqetësues nga Bosch për shkurtime masive të vendeve......

Strategjia e Sigurisë Rrugore, në konsultim publik - Balluku, ftesë ekspertëve: Rrugë më të sigurta për të gjithë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur konsultimin publik për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2026‑2030 dhe për Planin e Veprimit......

Si do të paguhen taksat e mjeteve në e-Albania? - Haxhiu: Kjo risi është kursim financiar dhe kohe për qytetarët
“Të gjithë ata qytetarë të cilët disponojnë një mjet, që prej ditës së sotme, nuk do të kenë më nevojë për të shkuar pranë sporteleve për të paguar taksat e......

Shpallen fituesit për rikonstruksionin e Urës së Milotit - Pritet që punimet të mbyllen brenda tetë javëve
Rreth 5 javë pasi hapi tenderin, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë ndërhyrjet emergjente për rikonstruksionin......

“Plan 3-vjeçar për reduktimin e parasë fizike” - Ibrahimaj: Luftë ndaj ekonomisë informale, përmirësim të klimës së investimeve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një deklarate për mediat, u ndal në zbatimin e një plani 3-vjeçar, që qeveria do të zbatojë......

Rreth 12 mijë kërkesa për leje ndërtimi gjatë 8 muajve të pare të 2025/ Që nga 2022 mesatarisht 20 mijë aplikime për vit
Që prej vitit 2016, procesi i aplikimit për leje ndërtimi është dixhitalizuar përmes platformës e-Albania, duke u kthyer në një nga shërbimet më të përdorura......

Ndërtimi dhe informacioni “thithin” më shumë kredi/ Tregtia, tradicionalisht huamarrësi kryesor, shënoi një rënie prej 35%
Kreditimi i korporatave jofinanciare private vijoi tkurrjen edhe në gusht, duke rënë me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke......