Europa Postuar më 28 Dhjetor 2024, 11:10

Kroacia do të ndërtojë impiant gjeotermik - Termocentrali pritet të nisë operimin në vitin 2028

Nga Kristi Ceta

Kroacia do të ndërtojë impiant gjeotermik - Termocentrali pritet

Kompania turke Soyak planifikon të ndërtojë një termocentral gjeotermik 80 MW në Kroaci. Ky impiant do të jetë më i madhi në vend.

Kroacia ka vetëm një termocentral gjeotermik, Velika 1 në Ciglena, me kapacitet 16.5 MW. Megjithatë, investitorë të ndryshëm, nga kompani private e deri te autoritetet vendore, kanë demonstruar synimin për të përdorur energjinë gjeotermike.

Ministria e Ekonomisë i ka lëshuar një leje Terra Energy Generation për përdorimin e ujit gjeotermik në vendndodhjen e Legrad 1. Terra Energy Generation është një degë e Soyak, e cila ka një licencë për kërkime gjeotermike.

Sipas burimeve, projekti do të realizohet në dy faza. Kompania ka 60 ditë kohë për të nënshkruar kontratën me ministrinë për shfrytëzimin e ujërave gjeotermike. Investitori ka detyrimin të fillojë aktivitetet e inxhinierisë së naftës në kantier jo më vonë se një vit nga nënshkrimi i kontratës, thuhet në vendim.

Leja jepet për 25 vjet nga momenti i hyrjes në fuqi të kontratës. Vendndodhja e përcaktuar nga ministria shtrihet në 20.89 kilometra katrorë.

Fillimi i ndërtimit të termocentralit gjeotermik pritet në pranverën e vitit 2026 dhe objekti do të fillojë të prodhojë energji në fillim të vitit 2028.

Sipas analizave, Kroacia ka potencial gjeotermik për termocentrale me një kapacitet të kombinuar prej rreth 1 GW.

Në qershor, burime nga ministria njoftuan se deri në vitin 2030 Kroacia planifikon të lidhë në rrjet termocentrale gjeotermike prej 319 MW në total.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat