Kroacia, 44 mln euro për tranzicionin e gjelbër - Fondet, pjesë e një pakete 111 milionë euro që përfshin sistemin gjyqësor
Në kuadër të Granteve të Zonës Ekonomike Evropiane, Kroacia do të përfitojë 21.6 milionë euro nga Programi për Tranzicionin e Gjelbër dhe 22 milionë euro nga Programi për Inovacion në Biznesin e Gjelbër dhe Blu deri në vitin 2028.
Në total, vendit i janë caktuar 111 milionë euro për investime në tranzicionin e gjelbër, zhvillimin lokal, inovacionin në biznesin e gjelbër dhe blu, si dhe për përmirësimin e sistemit gjyqësor.
Në periudhën e re të programimit, Mekanizmi Financiar do të financojë projekte me vlerë 21.6 milionë euro përmes Programit të Tranzicionit të Gjelbër, që synon përshpejtimin e kalimit drejt një shoqërie më të qëndrueshme. Për më tepër, 33 milionë euro do të investohen përmes Programit të Zhvillimit Lokal, duke përfshirë projekte arsimore në rajonet më pak të zhvilluara.
Burimet zyrtare vendase theksuan se ky bashkëpunim reflekton solidaritetin dhe mbështet barazinë e mundësive dhe standardeve të jetesës. Sipas tyre, partneritete të tilla forcojnë institucionet publike, mbështesin komunitetet e cenueshme, nxisin inovacionin dhe krijojnë lidhje të qëndrueshme midis studiuesve, komuniteteve lokale dhe shoqërisë civile.
Në periudhën e mëparshme të financimit, në Kroaci u realizuan projekte me vlerë mbi 103 milionë euro, duke përfshirë krijimin e katër qendrave shkencore rajonale dhe ndërtimin e një pusi të madh gjeotermal në Bjelovar.
Programi për Energjinë dhe Ndryshimet Klimatike synonte një mjedis më të pastër, forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë energjetike, uljen e kostove në institucionet dhe ndërtesat publike, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për eficiencën energjetike.

Disbursohen fondet për mbi 23 mijë fermerë - Shpërndahen 11 milionë euro. Nga nafta, tek blegtoria e bletaria
Rreth 23,396 fermerë në të gjithë vendin kanë arritur të marrin financim, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në......

Vizioni i qeverisë për administratën publike - Shtet i “zgjuar”, pa burokraci dhe me inteligjencë artificiale
Reformimi i administratës publike është një ndër kushtet kryesore të qeverisë shqiptare në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u përfshirë......

Arkëtohen 43.8 mln lekë tarifa financiare nga prokurimet - Në 8 muaj, 730 ankesa në KPP. Pushteti vendor ankohet më shumë
Plot, 43.8 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë arkëtuar në buxhetin e shtetit për periudhën......

Greqia kufizon zonat për qiratë afatshkurtra - Disa qytete do të ndalojnë regjistrimet e reja në platformat “online”
Tregu i qiradhënieve afatshkurtra në Greqi po hyn në një epokë të re, pasi ligji i ri që vendos kushte dhe rregulla të rrepta brenda sektorit hyn në fuqi më......

Shqipëri vs Kosovë, sa ishin investimet dypalëshe? Në gjysmën e parë të vitit, dy vendet investuan rreth 102 mln euro në tregjet e njëra-tjetrës
Tregtia dhe raportet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës janë zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit. Kërkesat e dyanshme për investime kanë bërë që mes dy......

Mundësi të reja për bizneset e vogla - Infrastrukturë moderne për tregtarët e Vlorës
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit për rivitalizimin e tregjeve tradicionale dhe agroushqimore. Projekti synon rivitalizimin e një hapësire të......

Ekonomia amerikane shënon rritje të ndjeshme - PBB-ja u zgjerua me 3.8% në tremujorin e dytë të vitit 2025
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit me 3.8% nga prilli deri në qershor, sipas një raporti të qeverisë që përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm të......

BQK forcon kornizën rregullatore - Për Menaxhimin e Rreziqeve Kibernetike të institucioneve financiare
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Rregulloren për Sistemet e Informacionit dhe Menaxhimin e Rrezikut Kibernetik, e cila vendos një......