Kroaci, Milanoviç rifiton zgjedhjet - Presidenti aktual mori 75% të votave në balotazh
Presidenti aktual Zoran Milanoviç fitoi bindshëm balotazhin presidencial në Kroaci, duke mposhtur rivalin Dragan Primorac me një diferencë të dukshme, sipas Komisionit Zgjedhor Shtetëror Kroat.
Sipas të dhënave zyrtare, Milanoviç grumbulloi 74.68 përqind të votave, duke lënë Primorac shumë prapa me vetëm 25 përqind.
Presidenti falënderoi qytetarët, duke thënë se fitorja pasqyroi vlerësimin e udhëheqjes së tij gjatë pesë viteve të fundit dhe shërbeu si një paralajmërim për qeverinë e Bashkimit Demokratik Kroat.
"Qeveria mban përgjegjësinë më të lartë për këtë vend. Dhe unë po u bëj thirrje atyre ta dëgjojnë këtë mesazh që qytetarët kroatë po u dërgojnë sot. Unë nuk e konsideroj këtë si mbështetje për mua, pasi askush nuk merr 75 për qind të votave. Kjo është momentale dhe tregon pakënaqësinë e qytetarëve”, tha Milanoviç.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale kroate u mbajt më 29 dhjetor 2024, por asnjë nga tetë kandidatët nuk mori shumicën e votave. Dy kandidatët kryesorë, Milanoviç me 49,09 përqind të votave dhe Primorac me 19,35 përqind, kaluan në raundin e dytë.
Fitorja e Milanoviç nuk ishte surprizë, as për kundërshtarin e tij. Përpara balotazhit të së dielës, sondazhet e fundit kishin parashikuar fitoren e Milanoviç, me 62.5 përqind të të anketuarve që shprehnin mbështetje për të, krahasuar me 27.8 përqind për Primorac.
Kroacia ka më shumë se 3.7 milionë votues të ligjshëm dhe shkalla e pjesëmarrjes në balotazh ishte rreth 44.15 përqind, sipas të dhënave zyrtare. Presidenti kroat shërben një mandat pesëvjeçar dhe mund të kërkojë rizgjedhjen vetëm një herë.
Sondazh

Shkodër, rikthehet energjia në disa zona, akset të kalueshme
Reshjet e borës vazhdojnë të jenë prezente, ndërsa në zonat malore të territorit të Bashkisë Shkodër është shënuar ulje e ndjeshme e temperaturave. Sipas......

Moti i keq/ Et’hemaj: Nuk ka anulime fluturimesh, mund të ketë disa vonesa
Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë, nuk është shoqëruar me anulime fluturimesh. Drejtori i përgjithshëm i Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, ka thënë se......

Moti i keq/ MIE: Rrugët nacionale të hapura. Grupet e punës në terren për zonat që kanë probleme me energjinë
Në lidhje me situatën e motit të keq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se rrugët nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme. Ministria......

Moti i keq, probleme me energjinë në zonat e thella- Miraka: Jemi në terren, po riparohen defektet
Si pasojë e motit të keq janë shënuar disa defekte në zonat e thella malore ku ka munguar energjia elektrike deri në riparimin dhe kthimin në normalitet.......

Përkeqësohet moti, në disa qarqe reshje shiu me intensitet të lartë e dëborë/ ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes!
Vijojnë reshjet me intensitet të lartë në vend. Gjatë natës kanë filluar reshjet e dëborës në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit. Autoriteti......

“Energjia e erës në Evropë, e pamjaftueshme” - Përbën 20% të prodhimit total, larg objektivave klimatike të 2030
Energjia e erës siguroi 20% të energjisë elektrike të konsumuar në Evropë vitin e kaluar, por kapaciteti i ndërtuar gjatë vitit ishte më pak se gjysma e asaj......

Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit - Rama: Projekti do shërbejë si motor zhvillimi, do të rritet vlera e pronës
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit pritet të sjellë zhvillim për bizneset dhe qytetin. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë dhe AADF-së, ku morën......

Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat? - Numbeo: Shqipëria ndër vendet më të lira në rajon
Në Shqipëri, regjistrimi i fëmijës në arsimin fillor në sektorin privat u kushton prindërve mesatarisht rreth 210 euro në muaj, ose rreth 2520 euro në......