Europa Postuar më 1 Gusht 2026, 11:44

Kriza në Ceuta, a rrezikon Spanja daljen nga Shengeni?/ Disa vende europiane kërkojnë pezullimin e lëvizjes së lirë

Nga SCAN TV

Kriza në Ceuta, a rrezikon Spanja daljen nga Shengeni?/ Disa vende

Ndërsa rreth 60,000 migrantë hynë në mënyrë të parregullt në enklavën spanjolle të Ceutës, disa vende të BE-së po kërkojnë që Spanja të përjashtohet përkohësisht nga zona e lëvizjes së lirë Shengen. Rekordi i hyrjeve të parregullta të regjistruara ndonjëherë në territorin e BE-së brenda një dite të vetme shkaktoi shqetësime tek qeveritë evropiane, pavarësisht se Ceuta ndodhet në kontinentin afrikan.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ishte e para që njoftoi “masa të jashtëzakonshme” për të mbrojtur kufijtë e Italisë. Italia më pas vendosi kontrollet kufitare ajrore dhe detare me Spanjën të premten. Ministrja e Brendshme finlandeze mbështeti kërkesën e Italisë, duke u bërë thirrje vendeve të tjera evropiane të ndjekin shembullin e saj. Edhe kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen sugjeroi që të shqyrtohet ky opsion. Thirrja u mbështet edhe nga figura kryesore të qendrës së djathtë në të gjithë Evropën. Sipas Kodit të Kufijve të Shengenit, BE-ja mund të rekomandojë pezullimin e pjesëmarrjes së një vendi në Shengen si masë të fundit, që do të përdoret vetëm në rastet e “mangësive serioze të vazhdueshme që lidhen me kontrollin e kufijve të jashtëm”. Në një rast të tillë, Komisioni Evropian do të duhet të propozojë pezullimin, i cili më pas do të duhet të miratohet nga shtetet e tjera anëtare të BE-së.

Çdo vend i BE-së mund të rivendosë përkohësisht kontrollet në kufijtë e tij të brendshëm me Spanjën, për periudha të rinovueshme deri në gjashtë muaj, siç bëri Italia vetëm për një muaj.

Franca tashmë ka vendosur kontrolle në të gjitha kufijtë e saj tokësorë, me një vendim që i paraprin krizës së Ceutës dhe bazohet në arsye të ndryshme, duke përfshirë kërcënimet e vazhdueshme xhihadiste.

Portugalia, vendi tjetër i BE-së që ndan një kufi tokësor me Spanjën, nuk e ka miratuar këtë masë deri më tani.

Vetë Madridi e dënoi kalimin masiv si një "sulm" ndaj sovranitetit të tij. Aktualisht më shumë se gjysma e 50,000 migrantëve që kanë hyrë në enklavën spanjolle të Ceutës që nga mëngjesi i së premtes janë kthyer tashmë në Marok, sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës, siç citohet nga mediat lokale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat