Europa Postuar më 2 Qershor 2025, 10:44

“Kriptot mund të dëmtojnë besimin te bankat” - BQE paralajmëron për rreziqet mbi sistemin financiar tradicional

Nga Kristi Ceta

“Kriptot mund të dëmtojnë besimin te bankat” - BQE

Zyrtari i Bankës Qendrore Evropiane dhe Guvernatori i Bankës së Italisë, Fabio Panetta, bëri thirrje për monitorim të afërt të rreziqeve të reputacionit me të cilat përballen bankat në ofrimin e shërbimeve të kriptoaseteteve. Ai paralajmëroi se humbjet mund të dëmtojnë besimin e klientëve.

Duke prezantuar raportin vjetor të Bankës së Italisë, Panetta paralajmëroi për lidhjet në rritje midis botës së kriptoaseteteve dhe sistemit financiar tradicional, duke treguar numrin e lartë të marrëveshjeve midis bankave dhe ofruesve të aseteve digjitale.

"Përdoruesit e kriptoaseteteve mund të mos e kuptojnë plotësisht natyrën e tyre dhe t'i ngatërrojnë ato me produktet tradicionale bankare, me pasoja potencialisht negative për besimin në sistemin e kreditimit nëse ka humbje", tha Panetta.

Banka më e madhe e Italisë, Intesa Sanpaolo, në janar kreu "një provë", duke blerë 1 milion euro në bitcoin, që është monedha digjitale më e madhe në botë. Intesa krijoi një njësi të veçantë tregtimi për asete digjitale në 2023 dhe vitin e kaluar filloi të kryejë tregti direkte me kriptovaluta.

Santander i Spanjës po shqyrton një zgjerim të kriptoaseteve, duke përfshirë planet në fazën e hershme për të ofruar një monedhë të qëndrueshme apo “stablecoin”, si dhe akses në kriptomonedha për klientët me pakicë të bankës së saj digjitale.

Panetta tha se monedhat e qëndrueshme, që janë krijuar për të ruajtur një vlerë të qëndrueshme kundrejt monedhave ose aseteve themelore, përbëjnë një kërcënim për mjetet tradicionale të pagesave nëse platformat e mëdha teknologjike me bazë të huaj vendosin të promovojnë përdorimin e tyre. "Në mungesë të rregullores së duhur, përshtatshmëria e tyre si mjet pagese është e dyshimtë," tha ai.

Bankieri qendror paralajmëroi, megjithatë, se nuk do të ishte e zgjuar të mendohej se përhapja e kriptoaseteve, duke përfshirë monedhat e qëndrueshme, mund të frenohet thjesht duke vendosur kufizime.

"Nevojitet një përgjigje që përputhet me transformimin teknologjik në vazhdim," tha Panetta, duke shtuar se "projekti i euros digjitale buron pikërisht nga kjo nevojë".

Banka Qendrore Evropiane po punon për të zhvilluar një monedhë digjitale për të konkurruar me alternativat private që rrezikojnë të dëmtojnë rolin e parave të bankës qendrore.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......