Europa Postuar më 4 Mars 2025, 11:46

Kina mund të “shantazhojë” Gjermaninë - Pekini rrezikon të rrisë ndikimin në vend nëpërmjet turbinave me erë

Nga Kristi Ceta

Kina mund të “shantazhojë” Gjermaninë - Pekini

Sistemi politik dhe kohezioni social i Gjermanisë janë në rrezik nëse nuk kufizon turbinat kineze me erë në vend, paralajmëron një analizë e mbështetur nga qeveria.

Raporti, të cilin e kërkoi ministria gjermane e mbrojtjes, argumenton se Pekini mund të vonojë qëllimisht projektet, të mbledhë të dhëna të ndjeshme dhe të mbyllë nga distanca turbinat nëse i jepet akses në fermat e erës. Ai gjithashtu këshillon vendin që të ndalojë një projekt ekzistues të erës që përdor turbinat kineze.

“Kur përdoren sisteme ose komponentë nga prodhuesit kinezë… duke pasur parasysh situatën politike, madje mund të supozohet se një ngadalësim i tillë apo edhe përçarje do të përdorej qëllimisht nga Kina si një mjet presioni politik apo edhe si një instrument i luftës ekonomike”, thuhet në analizën e përgatitur nga Instituti Gjerman për Studime Strategjike dhe të Mbrojtjes.

"Një destabilizimi i sistemit politik, modelit të biznesit të industrisë gjermane dhe kohezionit social nuk mund të përjashtohet për shkak të mungesës ose sigurisë së pamjaftueshme të planifikimit në sektorin e energjisë," theksojnë autorët.

Raporti vjen mes shqetësimeve në rritje në lidhje me rreziqet kritike të infrastrukturës në Evropë. Që nga viti 2022, të paktën gjashtë incidente të sabotimit të dyshuar nënujor kanë ndodhur në Detin Baltik.

Ndërkohë, Brukseli ka filluar të godasë furnizuesit kinezë të erës, pasi dyshon se ata po marrin subvencione shtetërore, që i favorizojnë në garën për projektet e Bashkimit Evropian. Vitin e kaluar, Komisioni Evropian nisi një hetim mbi projektet e erës të lidhura me Pekinin në Bullgari, Francë, Greqi, Rumani dhe Spanjë.

Këto rreziqe priten të rriten nëse lidhjet me superfuqinë aziatike përkeqësohen, sipas ekspertëve.

Varësia e tepërt nga Kina gjithashtu rrit rrezikun e sulmeve kibernetike që mund të "çojnë në një mbyllje të prodhimit", thonë analistët, duke shtuar se paralajmërime të ngjashme publike ose lëvizje ligjore për të kufizuar aksesin e Pekinit kanë ndodhur tashmë në Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Poloni dhe Lituani.

Nëse tensionohen më tej marrëdhëniet me Kinën, Pekini mund të vonojë funksionimin e fermave të reja me "të paktën katër deri në pesë vjet" dhe mund të koordinojë përpjekje të tjera përçarëse me Rusinë.

Një pjesë e rrezikut vjen edhe nga aksesi që prodhuesit kanë në turbina, sipas studimit. Furnizuesit e Pekinit do të kenë akses në programet kompjuterike që kontrollojnë turbinat aktive dhe mund të mbledhin të dhëna nga qindra radarë të ndërtuar në ferma. Kjo është një çështje kritike, duke pasur parasysh se era prodhoi një të tretën e energjisë elektrike të Gjermanisë vitin e kaluar dhe një të pestën e totalit të BE-së.

Raporti argumenton se një situatë e tillë do t'i jepte Kinës "potencial të konsiderueshëm shantazhi në të ardhmen".

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat