KE: Industria e rëndë të prodhojë 'Made in Europe'/ Qëllimi është të ringjallet industria përballë konkurrencës

Komisioni Evropian po u kërkon mbështetje përfaqësuesve të industrisë së rëndë, në sektorë si çelikut ose aluminit, për të zgjeruar prodhimin 'Made in Europe'. Qëllimi është të ringjallet një industri në vështirësi përballë konkurrencës nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Thirrja vjen në prag të njoftimit nga ekzekutivi i BE-së të Aktit të Përshpejtuesit Industrial që synon të nxisë dekarbonizimin e industrive që kërkojnë shumë energji, duke e mbajtur prodhimin evropian konkurrues.
Analistët thonë se Akti mund të forcojë ndjeshëm konkurrueshmërinë industriale të BE-së , pasi si sektorët historikisht me intensitet të lartë energjie, siç është prodhimi i çimentos dhe çelikut, ashtu edhe teknologjitë inovative po përballen me kërkesë të ulët dhe konkurrencë ndërkombëtare dëmtuese.
Megjithatë, kritikët argumentojnë se ligji i ardhshëm mund të ketë efektin negativ të minimit të konkurrueshmërisë brenda tregut të vetëm të BE-së. Një grup prej nëntë vendesh — përfshirë Çekinë, Estoninë, Finlandën, Portugalinë e Suedinë — paralajmëruan se ligji mund të ketë “pasoja për konkurrencën efektive dhe nivelet e çmimeve e cilësisë”.
Diskutimet politike mbi kriteret, stimujt dhe lejet për produktet vendase janë ende duke u zhvilluar, thanë diplomatet e BE-së. E njëjta gjë vlen edhe për financimin, pasi ekzekutivi i BE-së po eksploron mënyra për të lidhur financimin e BE-së me iniciativën e fundit. Buxheti shumëvjeçar i bllokut dhe Fondi i Konkurrueshmërisë i BE-së janë planifikuar të ndihmojnë industritë evropiane.
Udhëheqësit e industrisë evropiane duken të hapur ndaj thirrjes së Komisionit për të intensifikuar prodhimin vendas, duke përmendur "deficitin rekord tregtar prej 350 miliardë eurosh" me Kinën në vitin 2025.
Trump: Tarifa vendeve që e kundërshtojnë për Groenlandën/ Kërcënim aleatëve evropianë me tarifa mbi produktet farmaceutike
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se mund të zbatojë tarifa për vendet që kundërshtojnë kontrollin e Groenlandës nga Uashingtoni. Presidenti amerikan......
7.1 mln euro nga shitja e energjisë/ Reshjet shtojnë prodhimit, KESH zhvillon 3 procedura
Teksa prurjet në Kaskadën e Drinit shënuan nivele të larta si pasojë e reshjeve të javëve të fundit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar disa......
Berlin, ministri Salla: Kërkesat e kapitujve 11, 12 e 13 thelbësore për një bujqësi moderne
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin( Gjermani në një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe......
Stoku 48 milionë euro, rriten investimet sllovene në Shqipëri, Ibrahimaj: Tregues pozitivë për klimën e investimeve
Investimet sllovene në Shqipëri kanë shënuar një trend të qëndrueshëm rritjeje gjatë viteve të fundit. Sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina......
Nëndeklarimi i pagave, ndërtuesit në fokusin e tatimeve/ Kontroll të kontratave të shitjeve dhe burimit të të ardhurave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke nisur nga 16 janari ka filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit.......
Raporti, ku mund të investoni në 2026? ALTAX zbulon sektorët më premtues për Shqipërinë!
Ekonomia shqiptare premton mundësi të mira investimi në sektorë me rritje të qëndrueshme dhe kthim relativisht të shpejtë kapitali. Ky është thelbi I një......
Leksionet që nxorrëm nga përmbytjet/ Cilat janë 3 masat që duhet të merren për bujqësinë?
Përmbytjet nuk janë më një ngjarje e jashtëzakonshme, por një sfidë që po përsëritet vit pas viti. Ato lënë pas toka të mbuluara nga uji, prodhim të humbur......
Marketingu 2026: Sfida e inteligjencës artificiale/ Ekspertët: Algoritmet po prodhojnë volum dhe jo vlerë
Industria globale e marketingut po hyn në vitin 2026 në një fazë të re polarizimi, e shtyrë fuqishëm nga inteligjenca artificiale. Kështu vlerëson një......


