Europa Postuar më 19 Nëntor 2024, 13:10

KE, 790 mln euro për Rumaninë - Fondet do të mbulojnë kostot e mbylljes së minierave të qymyrit

Nga Kristi Ceta

KE, 790 mln euro për Rumaninë - Fondet do të mbulojnë kostot

Komisioni Evropian (KE) miratoi, sipas rregullave të BE-së për ndihmën shtetërore, 790 milionë euro për të mbuluar kostot e jashtëzakonshme që rrjedhin nga mbyllja e katër minierave rumune të qymyrit, si Lonea, Lupeni, Livezeni dhe Vulcan.

KE tha se masa do të ndihmojë Rumaninë të heqë gradualisht qymyrin deri në vitin 2032 në përputhje me angazhimin e saj të detyrueshëm sipas planit kombëtar të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë.

Paketa mbulon kostot sociale për punëtorët që kanë humbur, ose do të humbasin punën e tyre për shkak të mbylljes së minierave, dhe kostot që lidhen me punën e sigurisë dhe riparimit të nevojshme për mbylljen e tyre, në veçanti për sigurimin e boshteve të minierave, riparimin e dëmeve në mjedis të shkaktuar nga minierat dhe rikultivimin e tokës. Ndihma mbulon kostot e shkaktuara nga 1 tetori 2023 deri më 31 dhjetor 2032.

Komisioni vlerësoi masën sipas rregullave të BE-së për ndihmën shtetërore dhe në veçanti nenin 4 për të lehtësuar mbylljen e minierave jokonkurruese të qymyrit.

KE tha se masa është në përputhje me tregun e brendshëm pasi ndihma nuk i kalon kostot e jashtëzakonshme, që nuk lidhen me prodhimin aktual. Mbyllja e rregullt dhe e parevokueshme e katër minierave pritet të jetë përfunduar deri në vitin 2032.

Sipas Komisionit, “paketa do ta ndihmojë Rumaninë të kryejë punët e nevojshme të sigurisë dhe rehabilitimit për të lehtësuar mbylljen e minierës dhe për të siguruar që askush të mos mbetet pas në tranzicionin e gjelbër”.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat