Kartëmonedhat euro, me “fytyrë” të re/ BQE do t’i hedhë në treg nga viti i ardhshëm
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka nisur zyrtarisht procesin e ripërtëritjes së estetikës së kartëmonedhave euro. Nga 15 korriku deri më 18 gusht 2025, BQE-ja po fton dizajnerë profesionistë grafikë nga të gjitha shtetet anëtare të marrin pjesë në një konkurs publik, me qëllim ripërtëritjen e plotë të identitetit vizual të monedhës evropiane. Ky është ndryshimi i parë i tillë që nga viti 2002, kur u hodhën në treg kartëmonedhat e para me temën "Epoka dhe Stili", të frymëzuara nga arkitektura e Evropës përmes dritareve, urave dhe dyerve.
BQE-ja tani beson se ka ardhur koha për një ripërcaktim vizual të euros, një ripërcaktim që pasqyron më mirë Evropën moderne dhe diversitetin e saj kulturor. Siç deklaroi Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, “euro është më shumë sesa një monedhë; është një simbol i unitetit dhe diversitetit të Evropës”.
Pas një procesi konsultimi me ekspertë dhe qytetarë, i cili filloi në vitin 2021, u përzgjodhën dy tema që do të formojnë bazën për ridizajnimin e kartëmonedhave të reja: "Kultura Evropiane" dhe "Lumenjtë dhe Zogjtë".
Tema 1: Kultura Evropiane
Kjo temë synon të nxjerrë në pah monumentet, figurat historike, praktikat kulturore dhe identitetin kolektiv që kanë formësuar kulturën evropiane gjatë shekujve. Sipas BQE-së, përmbajtja e propozuar për secilën kartëmonedhë është:
5 euro: Arti i spektaklit – Maria Callas, artistet e rrugës u paraqesin kalimtarëve teatër, vallëzim dhe muzikë.
10 euro: Muzikë – Ludwig van Beethoven, kori i fëmijëve këndon në një festival muzikor.
20 euro: Edukimi – Marie Curie, skenë mësimdhënieje në një shkollë, ose universitet me studentë dhe libra.
50 euro: Biblioteka – Miguel de Cervantes, të rritur dhe fëmijë lexojnë në formë fizike, ose digjitale në një bibliotekë publike.
100 euro: Muze dhe Ekspozita – Leonardo da Vinci, të rriturit dhe fëmijët admirojnë veprat e artit në ekspozita modern, ose në natyrë.
200 euro: Hapësira publike – Bertha von Suttner (pacifiste), qytetarë që bisedojnë dhe bashkëveprojnë në sheshe me pemë dhe aktivitete për fëmijë.
Tema 2: Lumenjtë dhe Zogjtë
Tema e dytë përqendrohet në ekosistemin natyror të Evropës dhe synon të nxjerrë në pah biodiversitetin dhe qëndrueshmërinë ekologjike të lumenjve dhe zogjve të kontinentit. Gjithashtu promovon mesazhin e mbrojtjes së mjedisit. Dizajni i propozuar përfshin:
5 euro: Pranvera në një peizazh malor – Flutura e shkëmbinjve, me Parlamentin Evropian në sfond.
10 euro: Ujëvara – Peshkatar i kaltër pranë një përroi uji, me ndërtesën e Komisionit Evropian.
20 euro: Lumë me breg ranor – Kolonia e bletëngrënësve dhe selia e BQE-së.
50 euro: Lumi që gjarpëron – Lejlek në fluturim, me referencë për Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian.
100 euro: Grykëderdhje dhe ligatina – Avocet mbi ligatinë, pranë Këshillit të BE-së.
200 euro: Pamje detare – Një tufë patash të egra që fluturojnë mbi oqean, me ndërtesën e Gjykatës Evropiane të Auditorëve.
Përzgjedhja e dizajneve përfundimtare do të bëhet në dy faza. Fillimisht, dizajnerët e interesuar duhet të dorëzojnë një aplikim dhe një portofol kualifikimesh profesionale. Ata që do të përzgjidhen do të kalojnë në fazën e dytë ku do të ftohen të dorëzojnë propozime të plota të dizajnit grafik. Projektet do të vlerësohen nga një komitet ndërkombëtar i ekspertëve të dizajnit, të cilët do të zgjedhin deri në pesë dizajne për temë.
Faza përfundimtare do të përfshijë më pas një votim publik nga qytetarët e BE-së për të përcaktuar temën mbizotëruese dhe për të planifikuar lëshimin zyrtar të kartëmonedhave të reja, që pritet të hidhen në qarkullim në vitin 2026.

Metalet e rrallë, Kina furnizon SHBA/ Eksportet e firmave amerikane u rritën 660% në qershor
Eksportet kineze të metaleve të rrallë të tokës në Shtetet e Bashkuara në qershor u rritën më shumë se shtatë herë nga muaji i kaluar, ndërsa firmat......

3-fishim tarifës së hyrjes në BE? Propozimi i Komisionit: Nga 7 në 20 euro për qëndrime afatshkurtra
Komisioni Evropian ka propozuar rritjen e tarifës për udhëtarët e përjashtuar nga viza që mbërrijnë në bllok për qëndrime afatshkurtra nga 7 euro në 20 euro,......

Lirimi i hapësirave/ “Pse tani e jo më parë?”- Kryeministri Rama nesër drejtpërdrejt në “Sy m’sy”
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të zhvillojë një komunikim të drejtpërdrejtë, në orën 8:30 të mëngjesit të së hënës, për t’u dhënë përgjigje të gjitha......

Cili qark ka më shumë mjete bujqësore? Fier dhe Korça kryesojnë, Dibra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët
Për vitin 2024, Shqipëria shënon rritje të dukshme në përdorimin e mjeteve mekanike për bujqësinë, me një total prej 34 mijë njësish, përfshirë traktorë,......

Pensionet dhe rrugët, më shumë fonde nga Buxheti afatmesëm - Transporti, 3522 km rrugë të mirëmbajtura deri në 2028
Ekonomia shqiptare projektohet të ketë një ecuri pozitive në vitet që vijnë e cila parashikohet të jetë 4% gjatë tre viteve të ardhshme, sipas buxhetit......

Kriptovalutat gati të “pushtojnë” SHBA-të/ Trump nënshkruan ligjin për stablecoins
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi të premten një ligj që krijon një regjim rregullator për kriptovalutat e lidhura me dollarin, të......

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global - Trump kërcënon me tarifa prej 30% për eksportet e BE-së
Prodhuesit e shampanjës në Francën verilindore duhet të gjejnë tregje të reja, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi me tarifa prej 30% për......

35% më shumë eksporte bujqësore në qershor - Perimet në serra, kontribut në rritjen e sasisë
Eksportet bujqësore gjatë muajit qershor 2025 arritën në 81,778 ton duke shënuar një rritje prej 35% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Ministrja e......