Europa Postuar më 5 Shtator 2025, 16:35

"Jupiteri", superkompjuteri më i shpejtë i Evropës, i madh sa gjysma e një fushe futbolli

Nga SCAN TV

"Jupiteri", superkompjuteri më i shpejtë i Evropës, i

Superkompjuteri më i shpejtë i Evropës ndodhet në Gjermani. I pagëzuar me emrin "Jupiter" ai do të ndihmojë, ndër të tjera, në fushat e klimës dhe inteligjencës artificiale. Ai është superkompjuteri i parë ekzaskalor i Evropës, që do të thotë se mund të kryejë të paktën një trilion (njëshi me 18 zero) operacione aritmetike në sekondë. Në SHBA ekzistojnë tre kompjuterë të tillë, të gjithë të operuar nga Ministria e Energjisë. Në Evropë, një kompjuter si Jupiteri është risi. Sipas shkencëtarëve gjermanë, Jupiteri është njëzet herë më i fuqishëm se çdo kompjuter tjetër në Gjermani.

Kjo fuqi masive llogaritëse është veçanërisht e dobishme kur grumbullohen sasi të mëdha të dhënash dhe zgjidhen probleme të mëdha, qoftë në fushat e mbrojtjes së klimës dhe tranzicionit të energjisë, transformimit digjital apo zhvillimit të një ekonomie rrethore të qëndrueshme. Në këto fusha, Jupiteri do të ofrojë një nxitje të madhe për kërkimin, për zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, për simulimet dhe për analizën e të dhënave, shpjegojnë shkencëtarët. Sipas tyre Jupiteri është superkompjuteri i parë i Evropës që është konkurrues ndërkombëtarisht në trajnimin e modeleve të IA-së, një fushë në të cilën kanë udhëhequr SHBA dhe, gjithnjë e më shumë edhe  Kina. Modelet e mëdha gjuhësore (LLM), të tilla si ato të përdorura në chatbot-et gjeneruese të IA-së si ChatGPT i OpenAI ose Gemini i Google, trajnohen me sasi masive teksti.

Jupiter ndodhet në një strukturë që mbulon një sipërfaqe prej rreth 3.600 metrash katrorë, afërsisht gjysma e madhësisë së një fushe futbolli. Sistemi është i pajisur me rreth 24000 gjysëmpërçues nga prodhuesi amerikan Nvidia. Operatorët vlerësojnë se kostoja e Jupiterit dhe funksionimi i tij gjatë një periudhe gjashtëvjeçare do të arrijë në 500 milionë euro. Gjysma e financimit vjen nga BE dhe një e katërta nga qeveria federale gjermane. Sipas operatorëve, Jupiteri konsumon mesatarisht rreth 11 megavat, por në aplikimet që kërkojnë shumë energji, siç është trajnimi i modeleve të gjuhës së inteligjencës artificiale, konsumi mund të rritet në 20 megavat. Megjithatë, operatorët theksojnë se Jupiteri jo vetëm që renditet aktualisht i katërti në listën e superkompjuterëve më të shpejtë në botë, por është edhe më efikasi nga pesë superkompjuterët më të fuqishëm në botë. DW

Shqipëria 5 Shtator Scan TV

Hapet për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

5 shtatori shënon hapjen zyrtare për kalimin e automjeteve në rrugën Qukës – Qafë Plloçë. Aksi ka një gjatësi totale prej 43.8 km dhe është një rrugë e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat