Jo tarifa për transaksione bankare deri 5,000 euro - Nisma e qeverisë greke synon të reduktojë kostot për familjet
Greqia do të heqë taksat dhe tarifat bankare për disa transaksione me pakicë si pjesë e masave për të ndihmuar familjet të përballen me një krizë të kostos së jetesës, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Qeveria e tij e qendrës së djathtë planifikon gjithashtu që nga viti 2026 të dyfishojë taksën e pronës për rreth 25,000 prona të paluajtshme që bankat kanë të regjistruara dhe nuk janë në përdorim, ndërsa përpiqet të rrisë ofertën e banesave dhe të ulë qiratë.
Duke iu drejtuar parlamentit grek, përpara se të miratonte buxhetin e shtetit për vitin 2025, që vendos rritjen e ekonomisë në 2.3% vitin e ardhshëm, Mitsotakis tha se Greqia do të krijojë gjithashtu një çmim tavan prej 0.5 euro për transfertat e parave deri në 5,000 euro.
Vendi planifikon të heqë tarifat për transaksionet me shtetin dhe kompanitë e shërbimeve. Mitsokakis tha se ka ardhur koha për ndërhyrje dhe masat janë realiste dhe në përputhje me stabilitetin fiskal.
Të ardhurat e huadhënësve nga tarifat për transaksionet me pakicë arrijnë në rreth 200 milionë euro në vit. Reduktimi i tyre mund t'u kushtojë bankave dhjetëra milionë euro në vit, sipas analistëve.
Katër bankat kryesore të Greqisë e kanë ulur raportin e tyre të kredive me probleme në nën 6%, nga 45% në 2017. Ato regjistruan fitime prej 3.8 miliardë euro në 2023 dhe planifikojnë të shpërndajnë dividendë nga fitimet e vitit 2024 për herë të parë në 16 vjet.
Mitsotakis, partia e të cilit kohët e fundit ka pësuar një rënie në vlerësimet e sondazheve, tha se 100 milionë euro shtesë nga sistemi bankar do të financonin rinovimin dhe ndërtimin e shkollave.
Sondazh

Miratohet projektligji për Forcën Rezerviste - Vëngu: Deri në vitin 2030, kostoja parashikohet në 2.6 mld lekë
Është miratuar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligji për Forcën Rezerviste në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, prezantoi......

Shpallen fituesit e fondeve në bujqësi - Nafta dhe 7 masat, 70 mijë fermerë përfitues
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka shpallur listën përfundimtare të fermerëve që do të përfitojnë fonde në bujqësi. Referuar listës janë në total......

Turizmi zgjeroi tregtinë me pakicë/ Karburantet, ndikuesit kryesorë në rritje
Tregtia me pakicë në Shqipëri vazhdon të shfaqë një dinamikë pozitive, duke pasqyruar një rritje të qëndrueshme në volumet dhe vlerat e shitjeve kjo e......

Shërbimet rriten në shitje, punë dhe paga/ Prodhimi, në “ngërç”. Industria paraqitet me rënie në disa tregues
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të tretë të këtij viti paraqiten me......

Kroaci, plani i ri për rritjen e popullsisë - Qeveria do të investojë 685 mln euro për të frenuar krizën demografike
Kroacia po ndërmerr veprime për të trajtuar rënien e popullsisë dhe shkallën e ulët të lindjeve me një plan 685 milionë eurosh të fokusuar në mbështetjen e......

ALPEX nis ankandet brenda së njëjtës ditë - Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike: Çmime dinamike, tregti efikase ndërkufitare
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektirke, ALPEX ka nisur operimin e Tregut të Ankandeve Brenda së Njëjtës Ditë, midis Shqipërisë dhe Kosovës si bashkim......

Ekonomia gjermane do të vijojë “ngecjen” në 2025 - Sipas Bundesbank, politikat e Trump rrezikojnë eksportet vendase
Ekonomia e Gjermanisë nuk ka shumë gjasa të rritet në vitin 2025, pas tkurrjes së këtij viti, sipas parashikimeve të reja nga Bundesbank. Produkti i......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë fillim jave duke u blerë sot me 92.9 lekë dhe duke u shitur me 93.9 lekë në raport me javën që lamë pas. Monedha......