Italia përjeton verën më të nxehtë të shekullit - Temperaturat arritën 48 gradë këtë vit në Napoli

Një valë e paparë nxehtësie po godet Italinë, pasi sipas meteorologëve, kjo verë është regjistruar si më e nxehta në njëqind vitet e fundit. Në korrik u thye edhe rekordi i temperaturës së vitit 2003, i cili deri më tani konsiderohej viti më i nxehtë që nga fillimi i matjeve shkencore.
Vala e katërt radhazi e të nxehtit në vend pritet të zgjasë të paktën dhjetë ditë të tjera. Në zonën Afragola të Napolit, termometri arriti 48 gradë Celsius. Mbrojtja Civile njoftoi se të premten 26 qytete janë në "të kuqe", niveli më i lartë i alarmit për shkak të nxehtësisë së madhe. Në Biselli të Puglias, një 81-vjeçar humbi jetën ndërsa përgatitej të zhytej në det, ndërsa shkaku i vdekjes i atribuohet arrestit kardiak për shkak të temperaturave të larta.
Gjatë dy muajve të fundit, rajonet veriore, qendrore dhe jugore të Italisë kanë qenë nën presion të vazhdueshëm, me valë të pandërprera të të nxehtit. Në Sardenjë, fermerët dhe blegtorët që kanë pësuar dëme të konsiderueshme për shkak të të nxehtit dhe thatësirës kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të marrë mbështetje të menjëhershme shtetërore.
Në Xhenova, bashkia vendosi të zgjerojë masën e hyrjes falas për qytetarët mbi 65 vjeç në një numër muzesh gjatë orëve më të nxehta të ditës. Ndërkohë, në rajonin e Ankonës, me mbështetjen e vullnetarëve, të moshuarve po u dërgohet ushqimi në shtëpi për t'i mbrojtur nga nxehtësia.
Aeroportet kryesorë çaktivizojnë Sistemin e Hyrjes/Daljes - Adresohen shqetësimet për rradhë të gjata të udhëtarëve
Udhëtarët po përjashtohen nga skanimet e fytyrës dhe mbledhja e gjurmëve të gishtërinjve sa herë që radhët bëhen shumë të gjata. Sistemi i ri biometrik i......
Jo më lindje në SHBA për nënshtetësinë - Trump nënshkruan urdhrat ekzekutivë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi dy urdhra ekzekutivë për të kufizuar të drejtën e shtetësisë në lindje, duke sfiduar edhe një herë një......
Rruga Elbasan-Qafë Thanë, hapen 7.5 km e parë - Korridori VIII, ARRSH: Segmenti, i aksesueshëm me dy korsi në secilin drejtim
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar hapjen për qarkullim të 7.5 km të parë të projektit për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e Korridorit......
Rivlerësimi i pronave u kursen shqiptarëve 120 mln euro - Buxheti arkëtoi 53 milionë euro deri në Korrik, afati deri më 31 Dhjetor
Qytetarët shqiptarë kanë kursyer rreth 120.5 milionë euro nga reduktimi i tarifave tatimore të pasurive të paluajtshme si rrjedhojë e zbatimit të procesit të......
30 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive - Ministria e Mbrojtjes informon për situatën gjatë 24 orëve të fundit
Në operacionet për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të......
Përjashtohen nga TVSH pajisjet për qëllime ushtarake - Përfitojnë investimet mbi 500 mln lekë dhe subjektet e licencuara nga Ministria e Mbrojtjes
Pajisjet dhe makineritë e importuara me qëllim përdorimin e tyre në industrinë ushtarake do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerë e Shtuar në import. Sipas......
Skemat, fermerët afat për dokumentacionin shtesë - Kush nuk plotëson kushtet skualifikohet nga përfitimi i fondeve
Fermerët e shpallur fitues për të përfituar mbështetje financiare nga Skema Kombëtare 2026, duhet të paraqesin në afat dokumentet shtesë që u janë......
Depozitat e energjisë elektrike - ERE: Operatorët e impianteve duhet të regjistrohen, detyrim për ushtrimin e aktivitetit
Operatorët e impianteve të depozitimit të energjisë duhet të regjistrohen pranë Entit Rregullator të Energjisë, për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Ky......

