Europa Postuar më 27 Janar 2025, 13:48

Italia, marrëveshje 10 mld USD me Arabinë Saudite - Synohet forcimi i parneritetit në infrastrukturë, energji, mbrojtje

Nga Kristi Ceta

Italia, marrëveshje 10 mld USD me Arabinë Saudite - Synohet forcimi i

Italia ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe industriale me vlerë rreth 10 miliardë dollarë me Arabinë Saudite, si pjesë e një partneriteti strategjik të forcuar midis dy vendeve, u shpreh kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Meloni u takua me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman në Al-Ula më herët gjatë ditës.

“Ka një potencial të madh në bashkëpunimin tonë dhe dëshira ime është që kjo vizitë të hapë një fazë krejtësisht të re në partneritetin tonë”, u shpreh udhëheqësja italiane. "Deklarata e përbashkët që nënshkruam sot deklaron se dy kombet tona mund të zgjerojnë horizontet e tyre dhe të eksplorojnë shumë mundësi të reja së bashku", shtoi ajo.

Meloni theksoi se Italia dhe Arabia Saudite kishin nënshkruar "shumë marrëveshje në nivel qeveritar, por edhe memorandume mbështetëse të nënshkruara nga subjektet publike dhe private gjatë vizitës".

Ajo përmendi infrastrukturën, energjinë, mbrojtjen, sportin, argëtimin dhe turizmin si fusha ku bashkëpunimi midis dy vendeve mund të bëhet "më i fortë, më efektiv dhe më i thellë". Liderët folën për tranzicionin energjik dhe nismat e përbashkëta për të promovuar përparimin e qëndrueshëm në Afrikë, duke përfshirë zhvillimin e qendrave të të dhënave.

Gjatë takimit të tyre, Meloni dhe Mohammed bin Salman diskutuan gjithashtu një "paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë", forcimin e armëpushimit në Gaza, mbështetjen e përpjekjeve për rindërtim në Siri dhe ndihmën e Libanit, tha zyra e kryeministrit të Italisë në një deklaratë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat