Europa Postuar më 7 Janar 2025, 12:13

Italia kërkon kufizimin e çmimit të gazit në BE - Ministri i energjisë bën thirrje për vendosjen e “tavanit” 60 euro/MWh

Nga Kristi Ceta

Italia kërkon kufizimin e çmimit të gazit në BE - Ministri

Bashkimi Evropian duhet të zgjasë kufirin e urgjencës për çmimet e gazit dhe të vendosë një tavan prej 60 eurosh për megavat orë për të parandaluar luhatjet e mëdha, njoftoi ministri i Energjisë i Italisë, Gilberto Pichetto Fratin.

Frika për një goditje energjetike është rritur pasi Ukraina refuzoi të rinovonte marrëveshjen e tranzitit të gazit me Rusinë, duke shënuar fundin e dekadave të dominimit të Moskës mbi tregjet e Evropës.

Kufiri ekzistues i çmimeve të BE-së skadon në fund të këtij muaji dhe zbatohet vetëm nëse çmimet evropiane të gazit tejkalojnë 180 euro për megavat orë, një nivel që nuk është arritur që nga ditët e para të konfliktit Rusi-Ukrainë.

"Unë mendoj se BE në këtë pikë duhet të rinovojë kufirin e çmimit, por jo në 180 euro, tani duhet të vendoset në 50 ose 60 euro," u shpreh ministri italian.

Ministri i Energjisë i Italisë tha se vendi kishte rezerva të mjaftueshme gazi për të siguruar që nuk do të kishte ndërprerje gjatë dy muajve të ardhshëm.

"I siguroj të gjithë, nuk kemi probleme. Sistemi i depozitimit të gazit në vend është i mbushur pothuajse në 80% të kapacitetit të tij,” theksoi Fratin.

Italia ka rritur gradualisht kapacitetin e importit të gazit natyror të lëngshëm që nga viti 2022, si pjesë e planeve për të zëvendësuar furnizimet ruse.

Me një terminal të ri lundrues që do të nisë operacionet tregtare në fillim të prillit, Roma do të jetë në gjendje të importojë deri në 28 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm në vit, të njëjtën sasi që mori përmes tubacioneve nga Rusia në 2021.

Kërkesa totale e gazit për vendin vlerësohet në rreth 61 miliardë metra kub për vitin e kaluar, me Algjerinë dhe shtetet nordike ndër furnizuesit kryesorë.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 7 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat e huaja?

Dollari amerikan ka regjistruar ulje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 93.6 lekë dhe është shitur me 94.6 lekë në raport me dje. Sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat