Italia gjobit OpenAI me 15 mln euro - Autoriteti italian akuzon kompaninë për përdorim të paautorizuar të të dhënave
Mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Itali ka gjobitur OpenAI me 15 milionë euro pasi ka përfunduar një hetim për mbledhjen e të dhënave personale në chatbot-in e inteligjencës artificiale të kompanisë, ChatGPT.
Autoriteti Italian i Mbrojtjes së të Dhënave (Garante) tha se OpenAI, përdori të dhënat personale për të trajnuar ChatGPT "pa pasur një bazë ligjore të përshtatshme, si dhe shkeli parimin e transparencës dhe detyrimet e lidhura me informacionin ndaj përdoruesve".
“OpenAI, gjithashtu nuk ofroi një "sistem të përshtatshëm verifikimi të moshës", për të parandaluar përdorimin nga mosha nën 13 vjeç, të cilët janë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme të krijuara nga inteligjenca artificiale” – thuhet në dokumentet hetimore.
Autoriteti italian i kërkon OpenAI, të nisë një fushatë gjashtëmujore në mediat lokale për të rritur ndërgjegjësimin se si kompania mbledh të dhënat personale.
Mbikëqyrësi i të dhënave kishte vendosur më parë bllokimin e përkohshëm të ChatGPT për shkak të shqetësimeve të privatësisë, ndërsa autoriteti hetoi shkelje të mundshme të të dhënave në 2023.
Në një deklaratë të dërguar me email, OpenAI e quajti vendimin "joproporcional" dhe tha se do të apelojë. Një zëdhënës i kompanisë tha se gjoba ishte "gati 20-fishi" i të ardhurave në Itali gjatë të njëjtit vit.
Kompania shtoi se është "e angazhuar për të punuar me autoritetet e privatësisë në mbarë botën për të ofruar inteligjencë artificiale të dobishme që respekton të drejtat e privatësisë".
Sondazh

Mbyllet Tik-Tok në Shqipëri për një vit - Prezantohet plani i ri, Rama: Do rritet siguria në shkolla
Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë platformën tik-tok në Shqipëri minimalisht për 1 vit. Në takimi përmbyllës pas konsultimit publik me mësues e......

Do të bllokohet TikTok, Manastirliu: Plan i Ri Veprimi për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë në shkollë!
Sot u prezantua Plani i Ri i Veprimit, një nismë e rëndësishme e Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim me institucione dhe partnerë ndërkombëtarë, në......

“Konsumi i naftës në Kinë do të arrijë kulmin në 2027” - Gazi natyror, zgjerimi i automjeteve elektrike dobëson kërkesën
Konsumi i naftës në Kinë do të arrijë kulmin deri në vitin 2027, sipas gjigantit shtetëror të rafinimit Sinopec, ndërsa kërkesa po fillon të dobësohet në......

“Fryhet” buxheti, 618 milionë euro më shumë - 11- mujori/ Pagat dhe konsumi dominojnë rritjen e të ardhurave
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 60.5 miliardë lekë, apo 618 milionë euro më shumë se një vit më parë për periudhën 11 mujore të vitit. Sipas të dhënave......

Holanda, IA në ligjin e shqyrtimit të investimeve - Qeveria planifikon të forcojë sigurinë kombëtare ndaj sulmeve kibernetike
Qeveria holandeze synon të shtojë teknologji të tilla si bioteknologjia dhe inteligjenca artificiale në ligjin e saj të shqyrtimit të investimeve, përmes......

Pas zgjedhjeve në SHBA, Elon Musk po kërkon të ndikojë edhe në zgjedhjet e Gjermanisë!
CEO i Tesla, Elon Musk, një donator dhe këshilltar i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, tani po kërkon të ndikojë në zgjedhjet e Gjermanisë, duke postuar......

SHBA shmang mbylljen e qeverisë - Senati miraton projektligjin federal dypartiak për shpenzimet!
Senati i SHBA miratoi një projekt-ligj federal dypartiak për shpenzimet të shtunën në mëngjes që shmangi mbylljen e qeverisë dhe shënoi fundin e një jave......

Udhëzim i ri për taksimin e dyfishtë - Rimbursohet tatimi i parapaguar për 7462 tatimpagues
Administrata Tatimore ka njoftuar realizimin e rimbursimit të tatimit të parapaguar për 7462 tatimpagues, që ofrojnë shërbime profesionale. 7157 Tatimpagues......