Europa Postuar më 28 Shkurt 2025, 11:53

Italia, 3 mld euro për të ulur kostot e energjisë - Masa do të shërbejë për të mbështetur familjet dhe bizneset

Nga Kristi Ceta

Italia, 3 mld euro për të ulur kostot e energjisë - Masa do

Italia planifikon një sërë masash me vlerë rreth 3 miliardë euro për të ndihmuar familjet dhe firmat të përballen me kostot e larta të energjisë.

Rritja e çmimeve të gazit është një problem i madh për qeverinë italiane, pasi rrezikon të zbehë ndikimin e uljeve të taksave në buxhetin e vitit 2025, që synojnë të mbështesin fuqinë blerëse të personave me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Kabineti pritet gjithashtu të miratojë projektligjin për lejimin e energjisë bërthamore, pasi u ndalua pothuajse 40 vjet më parë, tha një përfaqësues nga ministria e energjisë.

Sipas burimeve zyrtare, 2 miliardë euro do të shërbejnë për të mbështetur familjet dhe 1 miliardë shtesë për kompanitë e vogla dhe të mesme. Paketa e ndihmës do të jetë efektive për vetëm tre muaj, pasi Roma mendon që çmimet e gazit do të bien me afrimin e muajve të verës.

"Shpresojmë se në tre muajt e ardhshëm do të ketë një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, që do të lehtësonte tregjet e energjisë,” thonë burime nga Ministria.

Italia është zotuar të sjellë deficitin e saj buxhetor nën kufirin prej 3% të PBB-së në vitin 2026 nga 3.8% që synohej në 2024, duke i lënë vendit liri të kufizuar për të mbështetur ekonominë.

Legjislacioni për energjinë bërthamore është pjesë e një plani më të gjerë për të ndërtuar reaktorë të vegjël modularë. Këta reaktorë mund të ndihmojnë në dekarbonizimin e industrive më ndotëse të Italisë, duke përfshirë çelikun, qelqin dhe prodhimin e pllakave.

Termocentralet bërthamore u ndaluan në Itali pas referendumeve në 1987 dhe 2011, por qeveria tani po harton rregulla për rikthimin e tyre.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat