Itali, makinat me naftë Euro 5 “dalin në pension” - Disa rajone do të kufizojnë qarkullimin e tyre për të reduktuar emetimet
Nga 1 tetori i ardhshëm, makinat me naftë që përmbushin standardin Euro 5 nuk do të jenë më në gjendje të qarkullojnë lirisht në Lombardi, Piemonte, Veneto dhe Emilia-Romagna, në komuna me një popullsi prej më shumë se 30 mijë banorësh. Kjo do të vlejë të paktën gjatë ditëve të javës, nga ora 8:30 deri në 18:30 dhe deri në prill 2026.
Dispozita kërkon që rajonet e kësaj zone të miratojnë masa të rrepta për të luftuar ndotjen e ajrit, gjithashtu në përgjigje të procedurave evropiane kundër Italisë. Ndërkohë, këto zona po përpiqen të zbatojnë manovra për të lejuar qarkullimin e makinave me naftë Euro 5, duke kompensuar me masa që synojnë emetimet nga industritë, bujqësia dhe transporti publik.
Sipas të dhënave të fundit mbi flotën e automjeteve që qarkullojnë në rrugët italiane, ekzistojnë 1.25 milion automjete me një standard emetimesh Euro 4 ose më të ulët, e barabartë me 37.9% të totalit. Nga këto, më shumë se 223 mijë janë Euro 0 dhe 1, kategoritë me emetimet më të larta. Për më tepër, 35.9% e makinave kanë mbi 15 vjet që qarkullojnë rrugët.
Aktualisht, në Piemonte ka 236 mijë automjete Euro 5 (8% e flotës rajonale të makinave), më shumë se 340 mijë në Veneto, 484 mijë në Lombardi, ku masa do të prekë qytete si Milano, Bergamo, Brescia, Como, Cremona apo Monza, dhe rreth 270 mijë në Emilia-Romagna.
Masa mund të bllokohet në nivel parlamentar, me Dhomën e Deputetëve që do të kishte mundësinë të bënte ndryshime në dekretin e Infrastrukturës. «Po punojmë për të anuluar bllokimin e makinave me motorë nafte Euro 5. Është një nga veprat e Komisionit von der Leyen, që miratoi atë marrëzi ekonomiko-industriale të quajtur Marrëveshja e Gjelbër", deklaroi Matteo Salvini, Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.
"Vitin tjetër, qytetarët nuk do të jenë më në gjendje të përdorin miliona automjete, këto janë problemet e vërteta. Konsumatori nuk dëshiron makina elektrike për momentin, ndaj tregu duhet të vendosë", u shpreh ai.
Dekreti i miratuar nga ekzekutivi më 19 maj 2025, duhet të presë 60 ditë për konvertimin, kështu që deri më 19 korrik, pronarët e makinave me naftë Euro 5 do të jenë njohur me fatin e tyre.

Tejkalojmë BE për energjinë nga hidrocentralet - Raporti i OECD: Shqipëria, intensitetin më të ulët të emetimeve të karbonit
Shqipëria jo vetëm që kryeson rajonin në drejtim të përafrimit dhe zbatimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian për kapitujt që lidhen me Agjendën e......

Barcelona planifikon zgjerimin e aeroportit - Investimi prej 3.2 miliardë eurosh do të rrisë ndjeshëm kapacitetin
Katalonja ka dhënë miratimin që operatori i aeroportit Aena të kryejë një zgjerim prej 3.2 miliardë eurosh të aeroportit Barcelonë-El Prat, u tha gazetarëve......

“Linjë hekurudhore edhe mes qyteteve” - Raporti vjetor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit për infrastrukturën
Projekti hekurudhor Tiranë-Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza", konsoderohen si histori suksesi për Shqipërinë. Sekretariati i ......

Migrantët e dëbuar nga SHBA, drejt Kosovës? - Zëdhënësi i Qeverisë, Kryeziu: Deri 50 persona në një vit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) se ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,......

Interes i shtuar për energjinë diellore - Dy aplikime pranë MIE me kapacitet total të instaluar 33 MW
Sektori privat ka shtuar ndjeshëm interesin për të investuar në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli. Së fundmi, pranë Ministrisë së Infrastrukturës......

Britania, mbi 14 mld paund për projektin bërthamor - Centrali pritet të furnizojë me energji rreth 6 mln shtëpi
Britania e Madhe do të investojë 14.2 miliardë paund për të ndërtuar centralin bërthamor Sizewell C në Anglinë juglindore. Vendi po kërkon të ndërtojë......

Investitorët ekzistues “joshen” nga Shqipëria/ Fitimet kthehen në investime. Kapitali i huaj vijon të qëndrojë në vend
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritur një tjetër rekord në tremujorin e parë të vitit 2025, duke prekur shifrën e 362 milionë eurove, sipas të......

Garancia Rinore/ Gonxhja: 63,5 milionë euro për punësimin dhe arsimin e 60 mijë të rinjve!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se Garancia Rinore për të Rinjtë, një program kombëtar prej 63.5 milionë......