Itali, Lojërat Olimpike Dimërore të Milanos dhe Kortinës/ Tensionet politike shfaqen në ceremoninë e hapjes në San Siro

Italia hapi Lojërat Olimpike Dimërore të Milanos dhe Kortinës të premten me një ceremoni elegante dhe plot ngjyra që festoi historinë, artet dhe modën e vendit, por ku tensionet politike globale dolën në pah në reagimin e turmës.
Presidenti italian Sergio Mattarella i shpalli zyrtarisht Lojërat të hapura në ngjarjen kryesore në stadiumin San Siro të Milanos. Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio ishin mes të pranishmëve në stadiumin ikonik të futbollit në shfaqjen e titulluar “Harmonia” që zgjati tre orë e gjysmë. Vance, i cili ka qenë kritik i ashpër ndaj Evropës, buzeqeshi kur një imazh i tij duke valëvitur flamurin amerikan u shfaq në një ekran të madh. Dalja e ekipit izraelit shkaktoi disa fishkëllima në Milano. Izraeli ka një ekip prej 10 lojtarësh në Itali.
Grupi prej pesë atletësh nga Ukraina në Milano tërhoqi brohoritje të mëdha. Presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry, tha se Lojërat duhet t'i bashkojnë njerëzit. "Le të jenë këto Lojëra një festë e asaj që na bashkon - e gjithçkaje që na bën njerëz."
“Kjo është magjia e Lojërave Olimpike: na frymëzon të gjithëve që të jemi më të mirët që mund të jemi – së bashku”, shtoi ajo.
Për herë të parë, dy flakadanë olimpikë, një nga simbolet e Lojërave, u ndezën njëkohësisht dhe do të qendrojnë gjatë gjithë kohës ashtu - njëri në Harkun e Paqes në Milano dhe tjetri në Piazza Dibona në Kortina.
Alberto Tomba dhe Deborah Compagnoni , dy nga skiatorët alpinë më të suksesshëm të Italisë, të cilët të dy fituan nga tre medalje ari olimpike, ndezën flakën në Milano. Sofia Goggia , një nga shpresat kryesore të Italisë për medalje në këto Lojëra, e bëri këtë në Kortina.
Diva amerikane e muzikës pop, Mariah Carey, e nisi festën me një ceremoni unike hapjeje që kombinonte elementë që pasqyronin jetën si të qytetit ashtu edhe të malit.
Roli global të euros dhe siguria ekonomike e BE/ 16 shkurt, ministrat e Eurozonës takohen për borxhin
Ministrat e financave të eurozonës do të diskutojnë më 16 shkurt se si të nxisin rolin global të monedhës europiane dhe të forcojnë sigurinë ekonomike të......
Maqedonia e Veriut - "Safe City", sw shpejti kamera sigurie edhe në Strugë e Ohër
Sistemi “Safe City” së shpejti do të funksionojë në Ohër dhe Strugë, me instalimin e gjithsej 40 kamerave të trafikut që do të zbulojnë shkeljet dhe do të......
Lufta e Trump kundër drejtësisë globale, stafi i gjykatave dhe OKB-ja përballë sanksioneve terroriste
Sanksionet e Trump ndaj ekspertes së OKB-së, Francesca Albanese, dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale ngrinë asetet dhe ndërprenë hetimet për krime lufte.......
BE propozon sanksione të reja për të dobësuar shitjet e naftës në Rusi
Komisioni Evropian ka propozuar një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, në një përpjekje të re për të intensifikuar presionin mbi ekonominë e luftës me......
IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak ndëshkim
Nga jashtë duken si oferta të zakonshme në internet: “Mbi 5 mijë kanale televizive”, “Sport, filma dhe seriale pa limit”, “Vetëm 5 euro në muaj”. Brenda tyre......
Qeveria dërgon në Kuvend projektligjin e amnistisë, ja cilët të burgosur përfitojnë (DRAFTI)
Qeveria kjë miraratuar përojektligjin “Për Dhënie Amnistie”,duke i hapur rrugën Kuvendit të Shqipërisë për ta miratuar atë. Prej tij pritet të përfitojnë......
Prodhimi i energjisë diellore, jepet leja për ndërtimin e centralit fotovoltaik 128 megavat në Fier
Qeveria ka firmosur vendimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në Sheq-Marinas, Bashkia Fier.......
Paketa e Maleve, caktohen zonat prioritare të zhvillimit në Bashkitë Krujë, Maliq dhe Vorë
Qeveria ka miratuar zonat me prioritet zhvillimi për agroturizëm, pjesë e Paketës së Maleve në Bashkitë e Krujës, Vorës dhe Maliqit. Në Krujë janë......


