Integrimi i refugjatëve në tregun e punës - Qeveria greke synon të trajtojë mungesën e fuqisë punëtore
Refugjatët që kanë fituar të drejtën e azilit në Greqi së shpejti do të integrohen në tregun e punës, sipas një plani të ri të qeverisë që synon të zbusë mungesën e theksuar të punëtorëve në disa sektorë kyç.
Ministria e Emigracionit dhe Azilit prezantoi së fundmi një propozim që do të përfshihet në një projektligj më të gjerë për emigrimin e ligjshëm. Masa do të kanalizojë refugjatët drejt punësimit në bujqësi, turizëm dhe ndërtim, sektorë që aktualisht përballen me mungesa kritike të punëtorëve.
Plani përfshin krijimin e dy lloje qendrash pritjeje: një për emigrantët që kanë pak gjasa të përfitojnë azil, si ata që vijnë nga Egjipti dhe Pakistani, dhe një tjetër për ata me “profil refugjati”, kryesisht nga Sudani, Siria, Afganistani dhe Eritrea. Kjo kategori do të përfitojë mësime të gjuhës greke dhe trajnim bazë profesional.
Sipas burimeve qeveritare, Greqisë i nevojiten rreth 200,000 punëtorë shtesë gjatë pesë viteve të ardhshme për të ruajtur një rritje ekonomike prej 2%. Sistemi i ri mund të sigurojë rreth 20,000 punëtorë çdo vit, ose afërsisht 60,000 gjatë pesë viteve, duke llogaritur edhe ata që mund të largohen. Qendrat pilot do të ngrihen në rajone me kërkesë për punë, duke përfshirë Thesalinë, Viotinë dhe Greqinë Veriore. Qeveria synon të decentralizojë këto struktura, duke shmangur përqendrimin në Athinë.
Refugjatët sudanezë, në veçanti, pritet të angazhohen në bujqësi, duke marrë parasysh përvojën që kanë me kultura si pambuku dhe gruri. Rreth 15% e refugjatëve që u është njohur zyrtarisht statusi janë gra, të cilat mund të punësohen në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.
Për këto kategori, do të ofrohen programet e trajnimeve dhe mësimit të gjuhës, por do të reduktohen ndjeshëm përfitimet sociale. Zyrtarët theksojnë se synimi është që statusi i azilit të mos përfaqësojë një nxitje financiare për emigrim, por një mundësi reale për integrim në tregun e punës.

SHBA, drejt mbylljes së qeverisë - Udhëheqësit nuk arrijnë marrëveshje në takimin e Shtëpisë së Bardhë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kundërshtarët e tij demokratë nuk arritën përparim të dukshëm gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë që kishte për......

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj i paqëndrueshëm duke u luhatur vazhdimisht përgjatë kësaj kohe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.2 lekë dhe......

Rama: Nga sot nis pagesa e taksave të mjeteve online në e-Albania!
Kryeministri Edi Rama njoftoi se pagesa e taksave të mjeteve nga dita e sotme mund të kryhet online në “e-Albania”, duke prezantuar kështu shërbimin e ri,......

Pse merr kredi OSHEE-ja, kur bilancet i ka me fitim? Një analizë nga Fatos Çoçoli
Pse merr kredi OSHEE-ja, kur bilancet i ka me fitim? Nga Fatos Çoçoli Qeveria miratoi në mbledhjen e saj të fundit disa vendime, ku njëra kishte të bënte......

Pse merr kredi OSHEE-ja, kur bilancet i ka me fitim?
Pse merr kredi OSHEE-ja, kur bilancet i ka me fitim? Nga Fatos Çoçoli Qeveria miratoi në mbledhjen e saj të fundit disa vendime, ku njëra kishte të bënte......

Nëntë banka evropiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha
Banka italiane UniCredit dhe ajo austriake Raiffeisen Bank International kanë njoftuar se, së bashku me shtatë banka të tjera evropiane, do të themelojnë një......

Olta Xhaçka zgjidhet Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Shqipëria ka siguruar një përfaqësim të lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pas një vendimi unanim që e zgjodhi deputeten shqiptare,......

Fushatë kundër informalitetit, Tatimet shpjegojnë dallimin mes faturës së fiskalizuar dhe asaj të pafiskalizuar
Administrata tatimore u kërkon qytetarëve dhe tatimpaguesve të jenë bashkëpunues në luftën kundër informalitetit dhe shmangies së taksave. Me anë të një......