Inflacioni vjetor i Eurozonës arrin objektivin e BQE-së - Rritet në 2% në tetor
Norma vjetore e inflacionit të eurozonës ishte 2% në tetor 2024, nga 1.7% në shtator. Një vit më parë, norma ishte 2.9%, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Europian.
Ndërkohë, inflacioni vjetor i Bashkimit Europian ishte 2.3% në tetor, nga 2.1% në shtator të këtij viti. Një vit më parë, norma ishte 3.6%.
Eurostat vuri në dukje në një njoftim për shtyp në faqen e tij të internetit se normat vjetore më të ulëta u regjistruan në Slloveni (0.0%), Lituani dhe Irlandë (të dyja 0.1%). Normat më të larta vjetore u regjistruan në Rumani (5.0%), Belgjikë dhe Estoni (të dyja 4.5%). Krahasuar me shtatorin 2024, inflacioni vjetor ra në dy shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në gjashtë dhe u rrit në nëntëmbëdhjetë.
“Në tetor 2024, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit të eurozonës erdhi nga shërbimet (+1,77 pikë përqindje, pp), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (+0,56 pp), mallrat industriale joenergjetike (+0,13 pp) dhe energjia (-0,45 pp),” theksoi gjithashtu Eurostat.
BQE mund të mos jetë i befasuar nga shifrat e tetorit, pasi politikëbërësit kishin parashikuar një rritje të përkohshme të inflacionit gjatë muajve të fundit të 2024.
Në buletinin e saj të tetorit, BQE riafirmoi pritshmërinë e saj për një rritje afatshkurtër inflacioniste përpara një rënie graduale drejt objektivit të saj prej 2% gjatë vitit të ardhshëm.
BQE ka vërejtur se presionet e brendshme të inflacionit mbeten të larta, të nxitura nga rritja e pagave, e cila vazhdon me një ritëm të ngritur. Megjithatë, ajo parashikon një lehtësim gradual të presioneve të kostos së punës, me fitimet e korporatave që pritet të thithin një pjesë të rritjes së kostos, duke zbutur përfundimisht ndikimin e tyre në inflacionin e përgjithshëm.
Gjatë takimit të saj të fundit në tetor, BQE përsëriti angazhimin e saj për një qasje "të varur nga të dhënat dhe takim pas takimi" për vendimet e politikave të ardhshme.
Me inflacionin ende brenda objektivit, BQE mund të ndihet nën presion për të mbajtur qasjen e saj graduale ndaj normalizimit të politikës në mbledhjen e saj përfundimtare të vitit në dhjetor.
Sondazh

Fluksi i gazit rus drejt BE-së nëpërmjet Ukrainës është i qëndrueshëm – Rriten edhe nominimet në Austri!
Prodhuesi rus i gazit Gazprom, tha se do të dërgonte 42.4 milionë metra kub gaz në Europë nëpërmjet Ukrainës të martën, i njëjti vëllim si të hënën, ndërsa......

Vendet e BE-së angazhohen për zhvillimin e përbashkët të dronëve, raketave dhe anijeve luftarake!
Shtetet anëtare të martën do të zotohen të zhvillojnë projekte të përbashkëta ushtarake mbi mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore, luftën elektronike,......

Ku të investoni tani? Ja çfarë mendojnë ekspertët financiarë!
Me koston e jetesës që përbën ende një kërcënim në shumë vende europiane, si dhe paqëndrueshmërinë gjeopolitike në rritje, investimi duket se po ngjason......

Google, i detyruar të shesë Chrome? - Departamenti i Drejtësisë në SHBA e akuzon për monopol
Departamenti i Drejtësisë në SHBA pritet të kërkojë nga një gjyqtar që të detyrojë Google të Alphabet të shesë motorin e kërkimit Chrome, pasi pretendon se......

Autostrada Elbasan-Lekaj - Tenderët 150 mln euro mbyllen pa ankesa. Pritet lidhja e kontratave për punimet
Gjashtë tenderët për aksin e ri rrugor Elbasan – Lekaj janë mbyllur pa ankesa, duke i hapur rrugë shpalljes së fituesve dhe lidhjes së kontratave për nisjen......

Fuqizohet auditimi financiar i shoqërive tregtare - Fino: Sfidë, rritja e numrit të profesionistëve të rinj
Për të përmirësuar raportimin financiar të shoqërive tregtare në përputhje me standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare, Ministria e Financave po vijon......

Robot nënujor për mirëmbajtjen e eolikëve në det - Projekti britanik 1,7 mln USD, mundësohet nga inteligjenca artificiale
Një robot autonom nënujor, i mundësuar nga inteligjenca artificiale, projektuar për t'u përshtatur dhe reaguar ndaj detit të trazuar në kohë reale, po......

Transaksionet me sistemin AIPS arrijnë shifër rekord - Vlera e pagesave të kryera u rrit me 13%, ndërsa numri me 10%
Muaji i kaluar regjistroi shifër rekord përsa i përket numrit të transaksioneve me AIPS. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, përsa i përket muajit tetor......