Industria, presion ndaj Merz për Kinën - Kërkon konkurrencë të drejtë me rivalët kinezë

Industria gjermane po rrit presionin mbi kancelarin Friedrich Merz, që të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Pekinit. Kompanitë kërkojnë veprime më të forta për të adresuar atë që ata e përshkruajnë si konkurrencë të padrejtë nga rivalët kinezë. Kontrolli në rritje nga përfaqësuesit e biznesit gjerman shënon një ndryshim në vendin që prej kohësh i rezistoi barrierave tregtare nga frika e hakmarrjes kineze. Mënyra se si pozicionohet Berlini do të ndihmojë në formësimin e qëndrimit më të gjerë tregtar të Bashkimit Europian ndaj Kinës, pasi në tetor planifikohen bisedime midis bllokut dhe Pekinit.
Një raport i OECD-së, i publikuar në qershor, zbuloi se prodhuesit kinezë morën tre deri në tetë herë më shumë mbështetje shtetërore sesa rivalët në vende të tjera, krahasuar me të ardhurat, ndërsa subvencionet përbënin gati 60% të fitimeve të tyre në tregun global. Deficiti tregtar i Gjermanisë me Kinën u zgjerua me rreth 22 miliardë euro vitin e kaluar, në 89.3 miliardë euro, pasi importet u rritën me 8.8% dhe eksportet ranë me 9.7%. “Duhet të diskutojmë me Kinën se çfarë po ndodh. Nëse konfirmohet se kjo i atribuohet subvencioneve ose konkurrencës së padrejtë, atëherë është një problem”, tha Volker Treier, kreu i tregtisë së jashtme në Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë.
Shqetësimi është veçanërisht i rëndësishëm për prodhuesit gjermanë të makinave si Volksëagen, pasi është tejkaluar nga markat lokale si BYD dhe po përballet me konkurrencë në rritje nga rivalët kinezë në tregun europian. Koalicioni i Merz ka ashpërsuar gjuhën ndaj Kinës, por mesazhet mbeten mikse, duke kombinuar thirrjet për të zvogëluar varësitë ekonomike, me këmbënguljen që vendi të mbetet një partner i rëndësishëm ekonomik.
Pas shenjave të përçarjes mbi këtë çështje brenda koalicionit të qeverisë gjermane, Merz deklaroi se i kishte kërkuar kabinetit të punonte mbi propozimet për të adresuar çekuilibrat tregtarë midis Bashkimit Europian dhe Kinës. Subvencionet shtetërore dhe një juan, që analistët e Deutsche Bank e konsiderojnë rreth 15% të nënvlerësuar kundrejt euros, i lejojnë Kinës të ulë çmimet në Gjermani me 30% deri në 40%.
Rregulla të reja për kujdesin social - Bashkitë marrin përgjegjësi për rastet emergjente
Më shumë shërbime në shtëpi dhe më pak varësi nga qendrat rezidenciale. Këto janë disa nga ndryshimet e parashikuara në projektligjin e ri për kujdesin......
Trafiku ajror, Albcontrol: Patëm problem teknik, 90% e sistemeve u rikthyen në punë
Në orët e pasdites së sotme si pasojë e një defekti Teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror shqiptar. Sipas njoftimit të Albcontrol, gjendja është kthyer......
Trafik rekord në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Rama: Më 17 gusht, u përpunuan 60,291 pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përgjatë muajit gusht ka përjetur pikun e trafikut që ka njohur ndonjëherë në histori. Shifrat i ka sjellë në vëmendjen e......
Milot-Fier, ku ka arritur projekti? - 114 km autostradë, segmentet në faza të ndryshme zbatimi
Miratimi i projektit të zbatimit për aksin Kashar-Lekaj dhe njoftimi se punimet do të nisin brenda këtij viti rikthen në vëmendje ecurinë e gjithë......
22 vatra zjarri në 24 orë, tre mbeten aktive – Ndërhyrje me forca tokësore dhe ajrore
Situata e zjarreve vijon të monitorohet në të gjithë vendin, me 22 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 3 vatra janë......
Profesionistët shqiptarë drejt BE-së - Projektligji i ri synon njohjen e kualifikimeve dhe lëvizjen e lirë
Profesionistët shqiptarë mund të kenë një rrugë më të qartë drejt ushtrimit të profesionit në vendet e Bashkimit Evropian. Ministria e Arsimit ka hedhur për......
Transporti, sipas standardeve të BE-së/ Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Shqipëria do të zbatojë standardet e reja evropiane për zhvillimin e rrjetit rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror që është pjesë e rrjetit trans-evropian të......
Leku shton peshën në banka/ Kursimet në monedhën vendase u rriten më shpejt. Depozitat prekin 1.56 trilion lekë
Depozitat vijuan të rriten edhe gjatë muajit korrik, duke arritur në 1.563 trilion lekë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave u shtua......

