Hungaria humb fondet e BE-së/1 miliard euro janë bllokuar për shkelje të rregullave të bllokut
Hungaria ka humbur zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian me vlerë 1 miliard euro, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Ky vendim, që është konfirmuar përmes një deklarate të BE-së, shënon herën e parë që blloku evropian ka vepruar në këtë mënyrë ndaj një vendi anëtar.
Kjo shumë ka qenë pjesë e pakos së fondeve prej 19.7 miliardë eurove që janë ngrirë prej vitit 2022, kur Brukseli pati nisur procedura të “kushtëzimit” kundër Hungarisë.
Fondet janë bllokuar për shkak të dyshimeve se qeveria hungareze i ka shkelur rregullat për prokurim publik, si dhe parimet për kontrollin dhe transparencën.
Budapesti i ka bërë disa reforma në mënyrë që fondet t’i zhbllokoheshin, mirëpo afati i fundit për lëshimin e fondeve të reja ka skaduar më 31 dhjetor.
Në një raport të publikuar në korrik, Komisioni Evropian shpjegoi se Hungaria nuk i ka plotësuar standardet demokratike të BE-së, sidomos kur bëher fjalë për financim politik, konflikt interesi dhe pavarësi të mediave.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban është zotuar në të kaluarën se do të luftojë për të mbrojtur paratë, që sipas tij, i përkasin vendit”.
Ekonomia e Hungarisë po përballet së fundmi me vështirësi, duke rritur presionin ndaj qeverisë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vitin 2026.
Sondazh

2600 biznese, në treg të lirë energjie-Apeli i Entit Rregullator: Gjeni dhe kontraktoni furnizuesin tuaj
Enti Rregullator i Energjisë ka apeluar bizneset që kanë plotësuar kriteret për të dalë në tregun e liberalizuar të energjisë, të gjejnë dhe kontraktojnë......

Ndërpriten eksportet e gazit rus në Evropë - Ukraina ndal tranzitin, pritet rritje cmimi per konsumatoret
Me hyrjen e vitit të ri, eksportet e gazit rus përmes Ukrainës u ndalën, duke shënuar fundin e dekadave të dominimit të Moskës në tregjet energjetike të......

Mbi 742 mijë depozitime në ATM për 9-mujorin/ Turizmi ndikoi rritjen e numrit dhe vlerës së transaksioneve
Në dy vitet e fundit, pagesat dhe depozitimet përmes ATM-ve kanë përjetuar një rritje të ndjeshme, e nxitur kryesisht nga performanca e pozitive e turizmit,......

Ekonomia 2025, pritshmëritë e rritjes në një vit zgjedhor - Nëndeklarimi i pagave dhe informaliteti, sfidat që duhen përballuar
Bilanci i zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë për vitin 2024, pas arritjeve dhe rezultateve të pamohueshme zbulon edhe shumë problemeatika strukturore dhe......

Bizneset po “distancohen” nga kreditimi? 70 % e kredisë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë
Në muajin nëntor të këtij viti huatë e reja të dhëna për bizneset dhe korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik......

Plazh në janar! - Kryeministri Rama ndan pamjet e qytetarëve që lahen në detin e Vlorës
Temperaturat e ulëta që kanë pushtuar vendin nuk kanë ndaluar disa qytetarë të kalojnë ditët e para të vitit në plazh, duke sfiduar edhe të ftohtin me larjen......

Blerja e valutave të huaja, si do të operohet në tregun financiar - Pas forcimit të lekut, BSH vjen për herë të parë me ankande forward 3-mujore
Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2025 do të organizojë për herë të parë ankande forëard, për blerjen e valutës së huaj me afat 3-mujor. Nga 22 ankande të......

“Çmimi i dritave do ulet” - Balluku: Vendimi do prekë gjithë shqiptarët
Çmimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të ulet për të gjithë shqiptarët”. Në urimin për Vitin e Ri, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë......