Holanda, IA në ligjin e shqyrtimit të investimeve - Qeveria planifikon të forcojë sigurinë kombëtare ndaj sulmeve kibernetike
Qeveria holandeze synon të shtojë teknologji të tilla si bioteknologjia dhe inteligjenca artificiale në ligjin e saj të shqyrtimit të investimeve, përmes të cilit mund të bllokojë operacionet e mundshme për arsye të sigurisë kombëtare.
"Situata e sigurisë ndërkombëtare është përkeqësuar me shpejtësi vitet e fundit," thanë burime nga Ministria e Ekonomisë.
"Holanda është tashmë objektiv i sulmeve hibride, si operacionet kibernetike, spiunazhi dhe sabotimi. Shtimi i këtyre teknologjive mbron sipërmarrësit holandezë, risitë e tyre dhe të ardhmen e ekonomisë holandeze," shtojnë burimet nga ministria.
Lista e teknologjive të reja që do t'i shtohen ligjit përfshin gjithashtu nanoteknologjinë dhe teknologjinë e sensorëve dhe navigimit, si dhe materialet e avancuara dhe teknologjitë bërthamore për përdorim mjekësor.
Qeveria pret të përfshijë teknologjitë në një ligj në gjysmën e dytë të 2025. Ligji për shqyrtimin e investimeve u prezantua vitin e kaluar, në një kohë kur Holanda futi gjithashtu kufizime të reja për eksportet e teknologjisë holandeze gjysmëpërçuese në Kinë, një lëvizjë që ka ardhur nën presionin e Shteteve të Bashkuara.
Sipas ligjit të ri, planet për të blerë infrastrukturë jetike holandeze, pasuri të paluajtshme ose teknologji duhet t'i raportohen Zyrës së Rishikimit të Investimeve dhe të mbahen të bllokuara për tetë javë deri në gjashtë muaj, ndërsa institucioni harton këshilla për qeverinë mbi implikimet e sigurisë.
Sondazh

Pas zgjedhjeve në SHBA, Elon Musk po kërkon të ndikojë edhe në zgjedhjet e Gjermanisë!
CEO i Tesla, Elon Musk, një donator dhe këshilltar i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, tani po kërkon të ndikojë në zgjedhjet e Gjermanisë, duke postuar......

SHBA shmang mbylljen e qeverisë - Senati miraton projektligjin federal dypartiak për shpenzimet!
Senati i SHBA miratoi një projekt-ligj federal dypartiak për shpenzimet të shtunën në mëngjes që shmangi mbylljen e qeverisë dhe shënoi fundin e një jave......

Udhëzim i ri për taksimin e dyfishtë - Rimbursohet tatimi i parapaguar për 7462 tatimpagues
Administrata Tatimore ka njoftuar realizimin e rimbursimit të tatimit të parapaguar për 7462 tatimpagues, që ofrojnë shërbime profesionale. 7157 Tatimpagues......

OSHEE, 855 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar - tetor, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me 2023
Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të......

Bujtinat, biznes fitimprurës i momentit - Për festat e fundvitit, turistët preferojnë Korçën
Nëse ka një biznes që po lulëzon vitet e fundit, është padyshim ai i bujtinave. Sipas shifrave të Institutit të Statistikave, gjatë muajit tetor numri i......

“Marrja e një kredie, proces burokratik” - Bizneset: Bujqësia dhe ndërtimi, më të “diskriminuarit” nga bankat
Bizneset në sektorin e bujqësisë, ndërtimit dhe industrisë përpunuese shprehen se norma e refuzimit të kërkesave të tyre për kredi nga bankat është shumë e......

Ujësjellësit, monitorim 24 orë me kamera - Balluku: Rritje e sigurisë së ujit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, bëri të ditur se objektet e ujësjellësave do të pajisen me kamera,......

Sa para mblodhi KPP në 10 muaj? - Në buxhet u arkëtuan rreth 44.4 mln lekë nga tenderat
Referuar të dhënave të buletinit tw prokurimeve, në periudhën 10 mujore Janar- Tetor 2024, Komisioni i Prokurimeve Publike, ka regjistruar 961 ankesa nga......