Hapet impianti i parë i hidrogjenit në Danimarkë - Projekti synon të arrijë 12 MW kapacitet, prodhimi 1500 tonë gaz në vit
Kompania daneze European Energy inauguroi impiantin e parë në vend, për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër në shkallë të gjerë. Zhvilluesi i burimeve të rinovueshme është gjithashtu i pranishëm në Evropën Juglindore.
Njësia e hidrogjenit të gjelbër është afër Esbjergut, qytetit të pestë më të madh në Danimarkë. Ndërtimi përfundoi në qershor dhe elektrolizeri i parë, i dorëzuar nga kompania daneze Stiesdal, është tashmë në funksion.
European Energy tha se impianti do të furnizonte me hidrogjen Portin e Esbjergut dhe një klient të madh nga sektori i gazeve industriale.
Kompania planifikon të zgjerojë objektin me dy elektrolizerë shtesë. I dyti pritet të instalohet në vitin 2025. Kur të tre elektrolizerët të jenë në funksion, impianti do të ketë një kapacitet total prej 12 MW dhe një prodhim të parashikuar vjetor prej 1500 tonësh hidrogjen.
“Me fillimin e operimeve, ne mund të dërgojmë hidrogjen të gjelbër në treg. Kjo arritje tregon se transformimi i sistemeve tona energjetike nuk është thjesht një vizion i largët, por po ndodh pikërisht tani”, tha CEO i European Energy.
Kompania ka nënshkruar një marrëveshje balancimi dhe optimizimi me Centrica Energy, e cila do të operojë termocentralin e erës që ndodhet në të njëjtin vend me objektin.
Elektrolizerët që prodhojnë hidrogjen të gjelbër do të mundësohen nga dy turbina me erë në qendrën e testimit, e cila u krijua gjithashtu nga European Energy dhe ka një kapacitet prej 16 MW. Nxehtësia e tepërt e gjeneruar nga procesi i prodhimit të hidrogjenit do të përdoret nga DIN Forsyning, operatori lokal i sistemit të ngrohjes qendrore, duke kontribuar në dekarbonizimin e qytetit.
Sondazh

52 mln eurot e para nga fondet e BE - RMV duhet të përmbushë disa kushte për t’i përfituar
Maqedonia e Veriut, ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor pritet të marrë fondet e para të mbështetjes financiare nga Bashkimi Europian. Për të......

Balluku dhe Hoxha takim me prefektët: Rishikim të planit të masave për emergjencat civile!
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mblodhën në Fier, në një tryezë diskutimi, prefektët e 12 qarqeve të......

268 mln euro për ruajtjen e energjisë - Bullgaria financon projektet e gjelbra me fondet e Bashkimit Evropian
Qeveria bullgare do të japë 268 milionë euro ndihmë shtetërore për zhvilluesit e 249 projekteve për impiante të gjelbra me njësi të ruajtjes së......

Nxiten zanatet, garantohet punësim - 57.8% e nxënësve në shkollat profesionale, gjejnë punë pas diplomimit
Qeveria do t’i japë më shumë fokus nxitjes së të rinjve drejt arsimit profesional edhe përgjatë viteve të ardhshme në mënyrë që të përmbushë kërkesat që kanë......

35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit - Rëndësia e datës 9 nëntor 1989 në historinë e Evropës
Më 9 Nëntor, Gjermania feston 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u......

Rreth 50 milionë euro më shumë për rendin dhe sigurinë/ Rritja e operacioneve policore, ndër prioritet kryesore për dy vitet e ardhshme
Buxheti i “Ministrisë së Brendshme” parashikon një fond prej 31 miliardë lekësh në vitin 2025, ose rreth 50 milionë euro më shumë, krahasuar me vitin 2024. E......

Lehtësohen kriteret e përfitimit të pagesës së papunësisë - Mjafton të jenë paguar sigurimet shoqërore për një vit. Hiqen dy kushte të tjera
Janë lehtësuar kriteret e përfitimit të pagesës së papunësisë për personat që kanë mbetur jashtë tregut të punës për një periudhë të caktuar kohe. Në......

1.6 mln euro për urën e re të Viroit në Gjirokastër - Nisin punimet me fondet e BB, gjerësia e korsive 2 x 3.5 m
Kanë nisur punimet për ndërtimin e urës së Viroit në Gjirokastër me fondet e Bankës Botërore. 1.6 milionë euro do të shërbejnë për këtë projekt dhe për......