Europa Postuar më 5 Shkurt 2025, 12:14

Groenlanda ndalon donacionet e huaja politike mes kërcënimit të Trump!

Nga Edel Strazimiri

Groenlanda ndalon donacionet e huaja politike mes kërcënimit të

Parlamenti i Groenlandës ka prezantuar një ligj që ndalon donacionet e huaja politike, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin e territorit gjysmë autonom.

Ligji i ri, qëllimi i të cilit është të mbrojë "integritetin politik të Groenlandës", u miratua dhe hyri në fuqi të martën.

Sipas fjalëve të vetë projektligjit, legjislacioni “duhet parë në dritën e interesave gjeopolitike në Groenlandë dhe situatës aktuale ku përfaqësuesit e një fuqie të madhe aleate kanë shprehur interes për të marrë dhe kontrolluar Groenlandën”.

Masa kufizon gjithashtu donacionet e brendshme politike. Kontributet private për një parti të vetme nuk mund të kalojnë 200,000 korona daneze (17,170 €) në total, ndërsa individët nuk mund të japin më shumë se 20,000 krona (1,717 €). Kent Fridberg, një zyrtar i lartë ligjor në parlamentin e Groenlandës, e përshkroi projektligjin si "në thelb një masë parandaluese".

Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron të fitojë kontrollin e Groenlandës, për të cilën ai argumenton se është me interes jetik të sigurisë kombëtare për shkak të vendndodhjes së saj strategjike në Arktik.

Duke folur para inaugurimit të tij muajin e kaluar, presidenti tanimë i SHBA-së nuk e përjashtoi arritjen e këtij qëllimi përmes forcës. Në një udhëtim të fundit njëditor në Groenlandë, djali i tij më i madh, Donald Trump Jr, u tha banorëve: "Ne do t'ju trajtojmë mirë".

Múte Egrede, kryeministri i ishullit, ka hedhur poshtë ambiciet e deklaruara të Trump, duke këmbëngulur se Groenlanda, e cila është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por ka një shkallë të lartë autonomie, nuk është në shitje.

Shumica e 57,000 banorëve të Groenlandës pajtohen, me një sondazh muajin e kaluar që tregoi se 85% e tyre nuk donin që ishulli i tyre të bëhej pjesë e SHBA. Vetëm 6% ishin pro, ndërsa 9% të tjerë ishin të pavendosur.

Parlamenti i Groenlandës ka ndërmarrë gjithashtu veprime të tjera për të shmangur kërcënimet e huaja. Të hënën, politikanët miratuan rregulloret që synojnë të kufizojnë blerjet e tokës nga jo-qytetarët, përveç nëse ata kanë jetuar në Groenlandë për të paktën dy vjet.

Territori do të mbajë zgjedhjet në 11 mars, me Egrede duke bërë thirrje për unitet në "një kohë që nuk e kemi përjetuar kurrë në vendin tonë".

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat