Grevat “paralizojnë” transportin në Gjermani - Pritet rikthimi i shërbimeve të dielën në mëngjes

Autobusët dhe tramvajët e transportit publik kanë nisur një grevë në pothuajse të gjitha shtetet federale gjermane që në orët e para të mëngjesit, pasi punonjësit përkrahën një vendimin e sindikatës së sektorit publik Verdi.
Sindikata synon të fitojë ndikim në negociatat që mbulojnë kushtet e punës, konkretisht orët e punës dhe atë me turne, pagesat për punën e natës dhe gjatë fundjavave, si dhe pagat. Kërkesat e sakta ndryshojnë nga shteti në shtet dhe Baden-Wuerttemberg dhe Saksonia e Poshtme nuk u prekën nga greva.
Bisedimet mbi një marrëveshje kolektive pagash prekin rreth 150 kompani autobusësh, tramvajesh dhe trenash lokalë me rreth 100,000 punonjës në të gjithë Gjermaninë, përfshirë Berlinin dhe Hamburgun.
Autobusët, tramvajet dhe trenat e metrosë pritet të qëndrojnë të ndalur për 48 orë, me shërbimet që janë planifikuar të rifillojnë vetëm me fillimin e operacioneve të dielën në mëngjes.
Në shumicën e rajoneve, pritet që shumë pak autobusë, tramvaje ose trena metroje të operojnë. Megjithatë, në Saksoninë e Poshtme, detyrimi për të mos kryer grevë mbetet në fuqi deri në fund të marsit.
Grevat e gjata hekurudhore nga sindikata e makinistëve të trenave GDL janë shmangur pasi operatori kombëtar hekurudhor Deutsche Bahn dhe sindikata arritën një marrëveshje të re kolektive gjatë natës. Sindikata kishte paraqitur një listë kërkesash me 40 pika, duke përfshirë rritje të pagave deri në 8% për anëtarët e saj.
Nëse raundi i fundit i bisedimeve do të kishte dështuar, makinistët e trenave do të kishin qenë të lirë të hynin në grevë që nga marsi. Kjo mund të kishte çuar në kaos të gjerë udhëtimi për pasagjerët që tashmë janë të lodhur nga besueshmëria e dobët e shërbimit hekurudhor.
Sa kushton një banesë në metropolet europiane? Çmimet e pronave në Shqipëri ende “okazion” krahasuar me Europën
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të mbetet ndër më konkurruesit në Europë sa i përket çmimeve, edhe pse vitet e fundit është përballur me......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke humbur sërish pikë këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 81.1 lekë dhe......
BEI angazhoi 882 milionë euro për Ballkanin Perëndimor - Në 2025-ën, financime për transportin, sigurinë energjetike, digjitalizimin
Në vitin 2025, grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) vijoi mbështetjen financiare në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin......
1,500 kuota shtesë për kredi të buta në Tiranë - Programi, në mbështetje të familjeve dhe çifteve të reja pa banesë
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 1,500 kuota shtesë për skemën e kredisë së butë, si mbështetje për familjet dhe çiftet e reja që dëshirojnë të blejnë......
Amerikanët po largohen nga vendi në numër rekord - Një mundësi për jetesë më të qetë dhe me më shumë të ardhura
Numri i njerëzve që u larguan nga SHBA-të vitin e kaluar e tejkaloi numrin e atyre që erdhën, dhe kjo pabarazi nuk është vetëm për shkak të masave të ashpra......
Gjermania po plaket më shpejt - Më pak lindje për shkak të problemeve ekonomike dhe pasigurisë globale
Çdo grua në Gjermani lind 1.35 fëmijë. Kjo është larg shifrës statistikore prej 2.1 të nevojshme për të ruajtur popullsinë, sipas llogaritjeve nga Zyra......
Evropa, lider global në duhanpirje - Raporti i OBSH: 4 milionë adoleshentë përdorin këto produkte
Rajoni evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që përfshin 53 vende në Evropë dhe Azinë Qendrore, parashikohet të mbetet konsumatori më i madh i......
“Familjet nuk po përfitojnë nga inflacioni i ulët” - Kreu i BQE, Lagarde: Ky është një fenomen global
Zvogëlimi i hendekut midis inflacionit të perceptuar dhe atij aktual mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për ekonominë e eurozonës, tha Presidentja e......


