Greqia, tarifë për të vizituar Santorinin - Turistët duhet të paguajnë 20 euro për të shijuar ishullin
Greqia ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 20 eurosh për turistët që vizitojnë ishullin e Santorinit. Masa ka për qëllim reduktimin e mbiturizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Greqia ka vendosur një tarifë prej 20 eurosh për turistët që mbërrijnë në Santorini me anije turistike, në përpjekje për të kontrolluar mbiturizmin dhe për të mbledhur të ardhura që do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës së vendit.
Ishulli vullkanik në Detin Egje tërheq rreth 2 milionë turistë në vit, por me një popullsi prej rreth 15,000 banorësh dhe shqetësimet në rritje për aktivitet sizmik, qeveria ka kërkuar të reduktojë ndikimin e turizmit.
Vendosja e kësaj tarife pason lëvizjet në pjesë të tjera të Evropës, ku banorët janë të zemëruar nga rritja e çmimeve të qirave dhe shfrytëzimi i burimeve nga turistët.
Autoritetet greke do të fillojnë mbledhjen e taksës prej 20 eurosh për secilin pasagjer më 21 korrik. Tarifa do të ulet në 12 euro në tetor dhe do të zbresë në 4 euro nga nëntori deri në mars. Më pas do të rikthehet sërish në 12 euro nga prilli deri në maj të vitit të ardhshëm.
Një turiste nga Kanadaja, u shpreh se masa nuk do të bënte diferencën. "Mendoj se 20 euro nuk kanë ndikim në vendimin e njerëzve për ta vizituar apo jo vendin.”
Po ashtu, një pronar i një dyqani tha se “askush nuk do të kursejë 20 euro për të vizituar një destinacion si ky."
Megjithatë, operatorët e anijeve turistike thonë se tarifa është e padrejtë. Sipas tyre, masa synon vetëm anijet turistike dhe shërben për mbledhjen e taksave. Por kjo "nuk do të ndihmojë në reduktimin e turizmit të tepërt," shpjegojnë ata.

Konsumi i familjeve u rrit me 100 euro në muaj/ Ekonomia shqiptare, e varur nga konsumatorët. Kontribuojnë me 69% në PBB
Viti 2024 i ka shtuar familjeve shqiptare rreth 95.8 miliardë lekë në formë konsumi. Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me......

A është tani koha e duhur për të marrë një kredi? - Norma bazë e interesit prej 2.5%, më e ulëta që prej 2022. Lehtësohen kostot e huamarrjes
Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit në 2.50%. Kjo është hera e parë që prej nëntorit të vitit 2022, që Banka Qendrore vendos nivele aq të......

Greqi, ishulli i Kretës përfshihet nga flakët - Rreth 3,000 persona evakuohen për shkak të zjarreve
Zjarret masive në ishullin e Kretës kanë detyruar mijëra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Valët e nxehtësisë ekstreme po përfshijnë Evropën, duke......

Cila do të jetë e ardhmja e Autoritetit të Ushqimit? - Pritet vendimi për pezullim/ Kalojnë në filtër burimet njerëzore
“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU. AKU është shqetësimi më i madh, në vend që të jetë partneri më i rëndësishëm, është shqetësimi më i madh i......

Rekord në zhdoganimin e mallrave të akcizës - 6 -mujori/ Doganat arkëtojnë 36 milionë euro më shumë
Administrata doganore ka mbledhur afro 113.7 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, plani i......

Ratifikohet marrëveshja me BE për transformimin digjital - 44 milionë euro për digjitalizimin e shëndetësisë dhe arsimit
Është ratifikuar marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për periudhën 2024-2027, për ekonominë dhe......

Si planifikon Italia të arrijë objektivin e NATO-s? - Projektet e infrastrukturës, “çelësi” për të rritur buxhetin e mbrojtjes
Italia ka rënë dakord të rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen deri në vitin 2035, për të arritur objektivin prej 5% të NATO-s. Për të shmangur tronditje......

“Valët e nxehtësisë mund të ulin PBB-në evropiane” - Raporti: Temperaturat ekstreme do të sjellin pasoja ekonomike
Valët e nxehtësisë në Evropë priten të ngadalësojnë rritjen ekonomike me 0.5 pikë përqindjeje në vitin 2025. Temperaturat ekstreme gjithashtu mund të ulin......