Europa Postuar më 29 Prill 2025, 10:35

Greqia, sistem kontrolli për trenat - Mitsotakis premton reforma pas aksidentit vdekjeprurës të vitit 2023

Nga Kristi Ceta

Greqia, sistem kontrolli për trenat - Mitsotakis premton reforma pas

Greqia synon të instalojë sisteme kontrolli për trenat deri në shtator, që të shtojë sigurinë në hekurudhat e saj, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, më shumë se dy vjet pasi katastrofa më e keqe hekurudhore e vendit mori jetën e 57 personave.

Përplasja e një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash më 28 shkurt 2023 është bërë simboli emblematik i viteve të neglizhencës së hekurudhave në vend. Qindra mijëra grekë dolën në protesta në përvjetorin e dytë të katastrofës në shkurt, për t’i kërkuar reforma qeverisë.

Mitsotakis tha gjatë një mbledhjeje të kabinetit se i gjithë rrjeti hekurudhor i Greqisë do të pajiset me frena automatike dhe sisteme kontrolli deri në shtatorin e ardhshëm. Ai tha gjithashtu se gjurmimi i trenave në kohë reale do të instalohet si një shtresë e dytë sigurie, për të shmangur çdo përplasje të mundshme.

Hetuesit e aksidenteve kanë thënë se sistemet e kontrollit të trafikut të trenave mund të kishin shmangur katastrofën hekurudhore të vitit 2023 dhe se boshllëqet e sigurisë mbeten.

Greqia ka shtyrë vazhdimisht një projekt të vitit 2014, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, për të instaluar Sistemin Evropian të Kontrollit të Trenave, që lejon komunikim në distancë midis drejtuesve dhe kontrollorëve të trafikut. Prokurorët e BE-së kanë akuzuar shumë zyrtarë grekë për keqpërdorim të punës në lidhje me atë kontratë.

Mitsotakis premtoi këtë vit se do të modernizojë plotësisht hekurudhën prej 2,400 km të vendit deri në vitin 2027. Ai tha se qeveria do të ndihmojë në riorganizimin e Organizatën Shtetërore të Hekurudhave Helene, duke rritur pagat dhe duke monitoruar performancën e stafit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat