Greqia, rekord zjarrfikësish këtë vit - Qeveria merr masat për të përballuar fatkeqësitë natyrore
Greqia do të përgatisë një numër rekord zjarrfikësish këtë vit në pritje të "skenarëve të këqij" që vijnë, njoftoi ministria e krizës klimatike, pas një sërë zjarresh shkatërruese në vitet e fundit.
Moti në të gjithë globin është bërë më i çrregullt për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike dhe 2024 ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike.
Në Greqi, vera është bërë gjithnjë e më e nxehtë dhe e thatë, me erëra që ndryshojnë me shpejtësi, duke nxitur zjarre më shkatërruese që janë të vështira për t'u menaxhuar. Gushtin e kaluar, gjatë verës më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Greqi, një grua vdiq dhe 10,000 hektarë tokë u dogjën në një zjarr që u përhap nga një pyll në periferitë veriore të Athinës.
Rreth 18,000 zjarrfikës do të jenë në dispozicion këtë vit, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Gjithashtu, ata do të ndihmohen nga mijëra vullnetarë.
"Nuk duhet të mashtrohemi nga fakti se kushtet klimatike këtë vit duken pak më të buta se vitet e kaluara, "Skenarë të këqij na presin,” njoftuan burimet zyrtare.
Dukë ndryshuar taktikat e lokalizimit të vartave të zjarreve, Greqia vendosi vitin e kaluar të fillojë dërgimin e forcave ajrore dhe tokësore në orët e para kritike pas shpërthimit të një zjarri dhe gjithashtu të rrisë patrullimet, masa që kanë ndihmuar në përmbajtjen e dëmeve në pyje e kullota si dhe prona.
Vendi mesdhetar ka ndarë gjithashtu rreth 2 miliardë euro për të blerë avionë të rinj, stacione meteorologjike dhe dronë për të përmirësuar aftësitë kundër zjarreve dhe fatkeqësive të tjera natyrore.
Rreth 80 dronë me kamera termike, pothuajse dyfishi i numrit të vitit të kaluar, do të jenë në dispozicion këtë vit, njoftoi ministria, një veprim që synon të përshpejtojë zbulimin e zjarreve.
Sondazh

Më shumë udhëtime jashtë sesa turistë që vijnë/ Shqipëria përballet me bilanc negativ lëvizjesh në tre muajt e parë të 2025
Në tre muajt e parë të këtij viti, Shqipëria po përballet me një dinamikë të re të lëvizjes së popullsisë, më shumë shqiptarë po dalin jashtë territorit sesa......

Investime “Made in Europe” për mbrojtjen - 70% e komponentëve të produkteve duhet të prodhohen në BE
Programi i Industrisë Evropiane të Mbrojtjes prej 1.5 miliardë eurosh duhet të financojë vetëm produkte që përfshijnë të paktën 70% të komponentëve të......

Publikohet raporti/ Të gjitha pasuritë dhe provat materiale nën administrim të AAPSK
1799 pasuri ose prova materiale janë marrë në dorëzim deri në fund të vitit 2024 dhe menaxhohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe......

Trump “hedh sytë” nga deti - Nënshkruan urdhër ekzekutiv për minierat në thellësi detare
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synon nxitjen e industrisë së minierave në thellësinë e detit. Kjo është përpjekja e......

“Lufta Tregtare mund të rrisë normat e interesit” - Shehu: Shtimi i pasigurisë do të ndikojë edhe në presionet inflacioniste
Lufta Tregtare mund të sjellë një rritje të çmimeve dhe normave të interesit. Kështu është shprehur Drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar të......

NATO kërkon më shumë fonde nga anëtarët - Rutte synon rritjen e investimeve, pavarësisht tensioneve me SHBA-në
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka kërkuar 32 vendeve anëtare t’i kushtojnë më shumë fonde, pajisje dhe energji politike aleancës më të......

Certifikatat e hoteleve vetëm përmes e-Albania - Topuzi: Formalizohet sektori, por duhet plotësimi i standardeve të tjera
Qeveria ka miratuar një vendim, që ka në fokus përmirësimin e procesit të aplikimeve për klasifikimin e strkturave akomoduese turistike, duke i digjitalizuar......

Rama me bizneset turistike në Velipojë - “Zhvillim i turizmit me standardet më të larta të Europës”
Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me bizneset turistike të Velipojës. Ai e konsideroi zonën e Velipojës......