Europa Postuar më 9 Dhjetor 2025, 09:47

Greqia po humb fuqinë punëtore - Vetëm 1 në 10 pensionistë punon. Papunësia e të rinjve, gati 20%

Nga Kristi Ceta

Greqia po humb fuqinë punëtore - Vetëm 1 në 10

Greqia po i shfrytëzon më pak të rinjtë dhe pensionistët, me papunësinë e personave nën 25 vjeç që shkon gati 20%. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se vetëm 1 në 10 pensionistë vijon të punojë.

Greqia po i shfrytëzon më pak si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit, krahasuar me ekonomitë e tjera të zhvilluara, pavarësisht se përballet me presionet më të mëdha nga plakja demografike.

Vetëm një në dhjetë pensionistë vazhdon të punojë, në një treg pune ku papunësia e të rinjve arrin pothuajse 20%. Po ashtu, pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore mbetet e lartë, 11% krahasuar me 6.5% në eurozonë.

Me përjashtim të sektorëve që kërkojnë punë fizike, që punonjësit më të moshuar nuk mund t’i kryejnë, gjysma e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ofrojnë stimuj për të zgjatur moshën e daljes në pension në profesione që mbështesin rritjen ekonomike. Por Greqia, së bashku me Belgjikën, Luksemburgun dhe Turqinë, është ndër ekonomitë ku bonuset për të qëndruar vullnetarisht më gjatë në tregun e punës “janë të ulëta ose nuk ekzistojnë”, sipas Organizatës.

Vetëm një në dhjetë pensionistë në Greqi kombinon punën me marrjen e pensionit, ndër vendet e pakta ku ata që punojnë pas moshës ligjore të pensionit vazhdojnë të paguajnë kontribute pensioni; kjo interpretohet si një taksë “de facto” mbi punën e pensionistëve.

Greqia dhe Spanja zbatojnë një kontribut shtesë prej 10% dhe 9% mbi të ardhurat, përkatësisht, i cili nuk çon në një pension më të lartë. Ndërkohë, vende si Republika Çeke i kanë forcuar stimujt, duke përjashtuar pensionistët që punojnë nga detyrimi për të paguar kontribute pensioni.

Niveli i ulët i pagave në Greqi mund të shërbejë si një faktor tjetër që dekurajon punësimin e pensionistëve, pasi sjell përfitime relativisht të ulëta. Përfshirja e kufizuar e pensionistëve në tregun e punës, pavarësisht rritjes së jetëgjatësisë dhe mungesave të fuqisë punëtore. ndodh në të njëjtën kohë kur vendi nuk arrin të shfrytëzojë pothuajse 20% të të rinjve. Papunësia e personave nën 25 vjeç qëndron në 18.8% krahasuar me 14.4% në eurozonë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat