Europa Postuar më 10 Korrik 2025, 10:09

Greqia pezullon kërkesat për azil nga Afrika - Qeveria synon të kufizojë hyrjen e emigrantëve në territorin grek

Nga Kristi Ceta

Greqia pezullon kërkesat për azil nga Afrika - Qeveria synon të

Greqia do të pezullojë përkohësisht kërkesat për azil të emigrantëve nga Afrika e Veriut. Masa synon të menaxhojë fluksin e të huajve para se të hyjnë në territorin grek.

Greqia do të pezullojë përkohësisht përpunimin e kërkesave për emigrantët që vijnë nga Afrika e Veriut, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Masa legjislative, që do t'i paraqitet Parlamentit, fillimisht do të pezullojë aplikimet për një periudhë prej tre muajsh. Mitsotakis e përshkroi atë si një "përgjigje të nevojshme dhe të përkohshme", bazuar në të njëjtin kuadër ligjor të përdorur gjatë krizës së emigracionit të vitit 2020 në kufirin Evros me Turqinë.

"Ata që hyjnë në vend ilegalisht do të arrestohen dhe ndalohen", tha Mitsotakis në fjalimin e tij para ligjvënësve, duke shtuar se situata aktuale "kërkon masa të jashtëzakonshme".

Qeveria gjithashtu planifikon të krijojë një strukturë të re pritëse të mbyllur në ishullin jugor të Kretës, për të ndihmuar në menaxhimin e fluksit në nivel lokal, me mundësinë e krijimit të një qendre të dytë nëse do të jetë e nevojshme.

Bisedimet janë duke vazhduar si me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë, ashtu edhe me administratën rivale në Libinë lindore, tha Mitsotakis. Ai shtoi se forcat e armatosura të Greqisë janë të gatshme të bashkëpunojnë me autoritetet libiane për të parandaluar nisjen e anijeve me migrantë.

“Në koordinim me zyrtarët libianë, ne jemi të përgatitur t’i ndalojmë këto anije para se të arrijnë në ujërat ndërkombëtare dhe të sigurojmë kthimin e tyre në pikën e tyre të origjinës”, tha kryeministri grek.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat