Greqia ngadalëson “hapin” - Tkurret rritja ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2025

Ekonomia greke u rrit me një normë prej 1.7% në tremujorin e dytë, në bazë vjetore, krahasuar me një rritje prej 2.2% në tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave të Autoritetit Grek të Statistikave (ELSTAT).
Kjo do të thotë se norma mesatare e rritjes për gjysmën e parë të 2025 arriti vetëm rreth 2% në bazë vjetore, edhe pse qeveria flet për një normë prej 2.3% në këtë periudhë. Të dhënat e ELSTAT tregojnë gjithashtu një zgjerim prej 0.6% në bazë tremujore për intervalin kohor prill-qershor.
Sipas shërbimit statistikor, konsumi po ngadalësohet, duke shfaqur vetëm një rritje prej 1% në bazë vjetore dhe një rënie prej 0.1% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Megjithatë, investimet po tregojnë norma të larta, me një zgjerim prej 6.5% në krahasim me 2024 dhe 7.4% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Ndërkohë, është reflektuar rënie në eksportet e mallrave, kurse eksportet e shërbimeve vazhdojnë të rriten për shkak të turizmit.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave deklaroi se ekonomia greke aktualisht po rritet me një normë vjetore prej 2.3%, që është shumë më e lartë se shumica e ekonomive të tjera evropiane.
“Sigurisht që mund të bëjmë më mirë, do të bëjmë më shumë reforma. Bota pret më shumë nga ne, dhe reformat janë mënyra e vetme për të ecur përpara,” thanë burime nga ministria.
Energjia diellore “dominon” planetin - Instalimet fotovoltaike globale u rritën me 64% në gjysmën e parë të 2025
Kapaciteti global i instaluar i energjisë diellore u rrit me 380 GW gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, një rritje prej 64% krahasuar me të njëjtën periudhë......
Tesla, shpërblim 1 trilion USD për Musk - Paketa pritet të miratohet nga aksionarët e kompanisë në nëntor
Tesla ka përgatitur një paketë shpërblimi prej 1 trilion dollarë për shefin ekzekutiv, Elon Musk, e cila pritet të miratohet nga aksionerët në muajin nëntor.......
Gjirokastra, destinacion i preferuar në çdo stinë - Rama: 500 mijë vizitorë deri në muajin korrik
Gjirokastra po tërheq edhe në këto ditë të para të vjeshtës numër të lartë turistësh të huaj, por edhe vizitorë vendas. Pjesë e trashëgimisë botërore të......
A do të kërkojë Franca ndihmë nga FMN? - Financat publike po dobësohen dhe popullsia po plaket
Politikëbërësit francezë kanë diskutuar nëse vendi do të detyrohet të kalojë kufirin e borxhit që ka ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, nëse parlamenti......
Trump kërcënon BE-në me hetim tregtar - Presidenti i quan “diskriminuese” gjobat ndaj Apple dhe Google
Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do urdhërojë një hetim tregtar për të “anuluar” ato që ai i quajti gjoba diskriminuese që po vendosen......
Masa më të ashpra për tregun e punës - Kodi i ri Penal/ Punësimi i paligjshëm dënohet me burg
Tregu i punës në Shqipëri do të jetë edhe në shënjestër të masave penale, të parashikuara në kodin e ri të hedhur për konsultim publik. Referuar nenit 660,......
Të rinjtë po i kthejnë sytë nga arsimi profesional - Rreth 4 mijë regjistrime të pranuara, cilat janë drejtimet më të zgjedhura?
Arsimi Profesional po njeh një rritje të ndjeshme të interesit në të gjithë vendin, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një zgjedhje konkrete për të......
Mësuesit nën rregulla të reja - Kodi i Etikës, përcakton kufijtë e sjelljes në shkolla
Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar Kodin e ri të Etikës për mësuesit. Ky dokument......





