Greqia “ndien” efektet e luftës Izrael-Iran - Rriten çmimet e energjisë elektrike dhe karburantit në vend
Greqia po fillon të ndiejë efektet e para të konfliktit Izrael-Iran. Çmimet e benzinës pritet të rriten me 2 cent dhe nafta me 3.6-3.8 cent për litër, pasi kompanitë dhe pronarët e stacioneve do t'ua kalojnë koston shtesë të furnizimit konsumatorëve.
Rritja e çmimit të gazit sjell gjithashtu edhe shtrenjtimin e energjisë elektrike. Në Greqi, çmimet e energjisë me shumicë u rritën me 40%, me një MWh që u ngjit në 91.93 euro. Rritje dukshëm më të larta u regjistruan në Francë (102.8%), Gjermani (31%) dhe Hungari (51%).
Frika për një krizë të re energjetike në Evropë po rritet ndërsa tensioni përshkallëzohet në rajonin e paqëndrueshëm të Lindjes së Mesme dhe infrastruktura kritike energjetike për furnizimin e tregut global është në qendër të konfliktit ushtarak Izrael-Iran.
Që nga e premtja e kaluar, me sulmet e para izraelite ndaj Iranit, çmimet e naftës dhe gazit natyror janë rritur ndjeshëm (përkatësisht 7% dhe 6%) dhe energjia elektrike në tregjet me shumicë të Evropës është shtrenjtuar.
Çdo përshkallëzim i mëtejshëm në Lindjen e Mesme, sipas analistëve, mund të rrisë çmimet e karburantit dhe të shkaktojë inflacion, veçanërisht në rajonet e varura nga energjia si Evropa dhe Azia, me JPMorgan që paralajmëron se një përshkallëzim në rajon mund t'i çojë çmimet e naftës bruto deri në 130 dollarë për fuçi.
Shqetësimet përqendrohen në mundësinë e një bllokimi të plotë ose të pjesshëm të Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon çdo ditë 21% e LNG-së botërore dhe 14 milionë fuçi naftë bruto. Bllokimi i kësaj rruge transporti, ose edhe ndërprerjet e kufizuara, mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri të konsiderueshme në çmimet e LNG-së, pasi do të ndikonte si në eksportet e Katarit, ashtu edhe në ato të Arabisë Saudite.
Megjithatë, analistët ndërkombëtarë dhe vendas bien dakord se nuk ka gjasa që Irani të bëjë një veprim të tillë, sepse do të kthehej kundër Kinës, që e furnizon përmes Ngushticës së Hormuzit, si dhe Arabisë Saudite, e cila kanalizon sasi të konsiderueshme karburanti në tregun global përmes rrugës ujore.

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......

“Kërkesa globale për naftë do të rritet deri në 2029” - IEA parashikon konsum të lartë pavarësisht ngadalësimit të Kinës
Kërkesa globale për naftë do të vazhdojë të rritet deri afër fundit të kësaj dekade, pavarësisht se kulmi i Kinës, importuesit kryesor, do të arrijë në vitin......

“Shqipëria, transformim ekonomik të përparuar” - Indeksi i BTI: Performon mirë në drejtim të politikave monetare dhe fiskale
Indeksi i Bertelsmann Stiftung (BTI) e rendit Shqipërinë në vendin e 23-të për sa i takon zhvillimit dhe transformimit ekonomik që ka përjetuar vitet e......

Turizmi, sërish me shifra rekord/ Strukturat akomoduese shënuan rritje me 14.7% në prill
Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa por edhe nga......

Vendet e BE-së me shkallën më të lartë të pensionistëve që punojnë pas daljes në pension!
Një qëllim jetësor për disa, një fillim i ri për të tjerët. Perceptimi dhe qëndrimi ndaj daljes në pension ndryshojnë gjerësisht në të gjithë Bashkimin......

Suficiti në buxhet arrin në 400 milionë euro - 5-mujori/ Rriten arkëtimet me 178 milonë euro, “udhëheq” konsumi
Në 5 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 305.9 miliardë lekë, një realizim në masën 100.2 % të planit të periudhës. Krahasuar me të......

OpenAI “digjitalizon” ushtrinë amerikane - Kontratë 200 mln USD për të forcuar mbrojtjen e SHBA-së
OpenAI ka përfituar një kontratë prej 200 milionë dollarësh për t'i siguruar Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së mjete të inteligjencës......

Spanja, në pritje të një vere ekstreme! - Parashikohen temperatura mbi 40 gradë Celcius gjatë javës
Spanja po përgatitet për një verë jashtëzakonisht të nxehtë pas një maji me temperatura rekord. Agjencia kombëtare e motit AEMET tha se ka një shans prej 60%......