Greqia, me uljen më të madhe të taksave në BE - Kryeministri Mitsotakis njofton reduktime të mëtejshme deri në 2027
Greqia pati uljen më të madhe të taksave midis vendeve të BE-së në vitin 2023, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas Eurostat, të dhënat tregojnë një reduktim nga 42.8% në 40.7% vitin e kaluar.
Raporti i përgjithshëm i taksave në raport me PBB-në, që do të thotë shuma e taksave dhe kontributeve sociale neto si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto, pësoi një rënie të lehtë edhe në Bashkimin Evropian, në 40.0%, krahasuar me 40.7% në 2022.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi shkurtime të mëtejshme të taksave ndërsa ekonomia vendase po shkon drejt stabilizimit. Ai theksoi nevojën për të ulur TVSH-në dhe normat e tatimit mbi të ardhurat deri në fund të mandatit të tij në 2027.
“Sa më shumë zvogëlohet hendeku i TVSH-së dhe zbulohet mashtrimi tatimor, aq më shumë të ardhura do t'i shtohen shtetit në mënyrë që ne të mund të ulim taksat. Ky është synimi ynë deri në fund të mandatit të qeverisë në vitin 2027,” tha Mitsotakis.
Lehtësimi i parashikuar i taksave përputhet me reformat e vonuara që nga viti 2019 për shkak të krizës pandemike dhe energjetike.
Ndryshimet e propozuara përfshijnë uljen e TVSH-së dhe lehtësimin e barrës tatimore për personat me të ardhura mesatare, grupe të anashkaluara më parë në reduktimet e fundit. Qeveria synon gjithashtu të trajtojë pabarazitë në taksat për "standardet të jetesës", një metodë që përdor vlerat e të ardhurave të caktuara dhe jo të ardhurat aktuale. Mbi 1.4 milionë tatimpagues grekë, veçanërisht punonjës dhe pensionistë janë prekur nga kjo përllogaritje, me detyrime shtesë tatimore që arrijnë në 4.4 miliardë euro, sipas të dhënave të fundit buxhetore.
Për më tepër, qeveria ka premtuar një ulje të mëtejshme të kontributeve të sigurimeve shoqërore, duke arritur në total një reduktim prej gjashtë pikë përqindjeje deri në vitin 2027.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

“Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës” - Sipas OSHEE, çdo lëvizje nga subjektet është abuzive
Dorian Koça/SCAN Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike......

Fondi i Solidaritetit të BE-së: Pse ndihma për fatkeqësitë në Europë shpesh vjen shumë vonë?!
Që nga rishikimi i tij i fundit në vitin 2014, Fondi i Solidaritetit të BE-së (EUSF) është kritikuar për shtrirjen e tij të kufizuar dhe disbursimin e......

Japonia dhe BE nënshkruajnë një pakt të ri të mbrojtjes dhe sigurisë mes tensioneve rajonale në rritje!
Japonia dhe Bashkimi Evropian njoftuan një partneritet gjithëpërfshirës të sigurisë të premten, i cili do të përfshijë më shumë stërvitje të përbashkëta dhe......

Rruga ekzistuese e Ksamilit, me 3 korsi - Nisin punimet. Trotuare nga të dyja krahët, korsi biçikletash në krahun e djathtë
Dorian Koça/SCAN Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës ekzistuese të Ksamilit. Ky aks rrugor, që në......

Mozaiku etnik i Tiranës, sa peshë ka secili komunitet? Grekët, Romët dhe Egjyptianët, grupet më të mëdha pas shqiptarëve
Nisur nga të dhënat e "Institutit të Statistikave" pas publikimit të rezultateve për çdo qark, “Scan Intel” është ndalur këtë herë tek karakteristikat......

Rreth 40% e bizneseve “shtrijnë dorën" tek bankat për hua/ Industria dhe sektori i komunikimit me rritjen më të lartë të kreditimit
Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë , vlera totale e huave për sektorin e "Korporatave jofinanciare private" gjatë muajit shtator të......

Dibranët dhe kuksianët "dominojnë" kryeqytetin/ Pas tiranasve kanë peshën më të lartë të popullsisë banuese në qarkun më të madh
Instituti i Statistikave, pas publikimit të Rezultateve kryesore të Censit për vitin 2023, ofron për publikun dhe gjithë përdoruesit, publikimin e rezultateve......

Cili qark është më kursimtari këtë vit? Kryeson Lezha me 18.7% rritje të depozitave, Elbasani mbetet në fund
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare të “Bankës së Shqipërisë” sa i përket depozitave bankare, për të kuptuar se cilat qytete në vendin tonë kanë arritur......