Greqia, me pagat e treta më të ulëta në BE - Sipas të dhënave të Eurostat, Athina lë pas vetëm Bullgarinë, Hungarinë
Paga mesatare vjetore në Greqi për 2023 është 17,000 euro, duke e renditur vendin të tretin nga fundi në BE, sipas të dhënave të Eurostat. Pavarësisht një rritjeje të vogël prej 3,6%, Greqia vazhdon të jetë dukshëm nën mesataren e bllokut.
Paga mesatare vjetore me kohë të plotë në Greqi për vitin 2023 ishte 17,000 euro, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, agjencia e statistikave të BE-së. Kjo e vendos Greqinë të tretën nga fundi në listë, me vetëm Bullgarinë (13,500 €) dhe Hungarinë (16,900 €) që raportojnë shifra më të ulëta.
Ndërsa treguesit ekonomikë si investimet, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto, tregojnë se ekonomia greke është në rrugën e një rikuperimi të qëndrueshëm, qytetari mesatar grek duket se po vuan për t'ia dalë mbanë në përditshmërinë e tij. Eurostat konfirmon pabarazinë vjetore të pagave midis grekëve dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së në raportin e fundit dhe shifrat tregojnë që hendeku po zgjerohet.
Paga mesatare vjetore me kohë të plotë në të gjithë BE-në arriti në 37,900 € në 2023, nga 35,600 € në 2022, duke reflektuar një rritje prej 6.5%. Në të kundërt, Greqia pa një rritje më të vogël prej 3.6% nga viti 2022, kur mesatarja ishte 16,407 €. Pavarësisht kësaj rritjeje, paga mesatare greke mbetet ende nën 45% të mesatares së BE-së.
Gjithashtu, vihet re një diferencë e madhe kur krahasohen të ardhurat greke me ato në vendet më të zhvilluara. Eurostat raporton se një punonjës në Luksemburg fiton pothuajse ekuivalentin e pesë punëtorëve grekë, me një pagë vjetore prej 81,100 euro.
Në Danimarkë, paga mesatare e një punonjësi është e barabartë me atë të katër punëtorëve grekë, me 67,600 euro në vit. Pagat irlandeze janë 3.5 herë më të larta se ato greke, mesatarisht 58,700 euro në vit.
Nëse ndajmë të ardhurat mesatare vjetore prej 17,000 eurosh të Greqisë, duke llogaritur bonuset dhe pagesat e pushimeve, rezultati është afërsisht 962 € neto në muaj. Kjo shumë është vetëm pak më e lartë se ajo që premtoi kryeministri Kyriakos Mitsotakis si rrogë minimale deri në fund të mandatit të tij.
Sondazh

Gjykata italiane urdhëron sërish kthimin e emigrantëve nga Shqipëria - Përshkallëzohen tensionet mes drejtësisë dhe qeverisë
Një gjykatë në Romë ka pezulluar miratimin e urdhrave të ndalimit për shtatë emigrantë që u zhvendosën javën e kaluar në një qendër riatdhesimi në Shqipëri......

Projekti Madhor/ Rajoni Gjirokastër me një rrjet të ri elektrik - Investimi 279 mln lekë përfshin një zonë gjeografike prej 450 km²
OSSH po bëhet gati të bëjë një ndërhyrje madhore në rajonin e Gjirokastrës duke rinovuar sistemin elektrik. Për këtë qëllim është hapur tenderi që synon......

Rritje e lehtë e valutave kryesore!
Dollari amerikan është rritur disi këtë mëngjes pasi e ka nisur ditën pozitivisht duke u blerë me 91.6 lekë dhe duke u shitur me 93.1 lekë sipas kursit të......

Energjia diellore dyfishon kapacitetin global brenda 2 vitesh - Teknologjia fotovoltaike planifikon të arrijë 8 TW deri në fund të dekadës
Kapaciteti global i energjisë diellore ka arritur në 2 TW, duke shënuar një rritje të shpejtë në dy vitet e fundit. Objektivi i Këshillit Global Diellor......

Koreja e Veriut finalizon paktin e rëndësishëm të mbrojtjes me Rusinë!
Koreja e Veriut ratifikoi një pakt të madh të mbrojtjes me Rusinë të martën, duke përshkruar ndihmën e ndërsjellë ushtarake dhe duke kërkuar që të dy vendet......

Auto Moto Park në Elbasan, 376 milionë lekë për fazën e II - FSHZH hap tenderin për infrastrukturën mbështetëse
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur fazën e dytë për ndërtimin e AutorMoto Park në Elbasan. Ky projekt konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme......

Kompani e përbashkët Shqipëri-Emirate për Letrat me Vlerë - Rama takon Bin Zayed: Pas KESH-Masdar, edhe 2 projekte të tjera
Shqipëria do të rrisë ndjeshëm bashkëpunimin ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo u bë e ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, në një njoftim pas......

BERZH investon në malin e Tomorrit - Veç kalasë së Beratit, rrugë e re që nis në kryqëzimin Berat-Poliçan
Kalaja e Beratit do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve falë një projekti të BERZH. Pjesë e projektit të financimit është edhe ndërtimi i një rruge të re 15.2......