Greqia, lider në reduktimin e borxhit publik - Shkak, zbatimi i reformave strukturore dhe rritja ekonomike

Greqia shfaq potencialin më të mirë në botë për uljen e borxhit publik, pavarësisht se mban një nga nivelet më të larta të borxhit. Sipas UBS (Union Bank of Switzerland), kjo është arritur falë përmirësimit të qëndrueshëm fiskal dhe rritjes së fortë ekonomike.
Sipas vlerësimeve të UBS, shkalla e zgjerimit të ekonomisë greke pritet të arrijë 2.4% në 2026, nga 2.2% këtë vit, më e larta në Eurozonë. Edhe pse shifra do të ngadalësohet në 1.8% në vitin 2027, sërish do të mbetet më e forta në rajon.
Banka zvicerane vë në dukje se borxhi publik global është rritur me 18% të PBB-së që nga viti 2019, ndërsa raporti i borxhit të vendeve të zhvilluara tejkalon 100% të PBB-së. UBS paralajmëron se shumica e ekonomive kanë nevojë për përmirësime shtesë fiskale për të stabilizuar dinamikën e borxhit publik.
Duke llogaritur sa larg është bilanci primar i secilit vend nga stabilizimi i borxhit dhe parandalimi i rritjes së tij, institucioni vëren se Brazili ka nevojën më të madhe për përmirësim në nivel ndërkombëtar, rreth 3.6% të PBB-së, kryesisht për shkak të normave të larta reale të interesit. Vendi i Amerikës Latine ndiqet nga Polonia, Gjermania dhe SHBA, me një nevojë për rregullime fiskale që arrijnë rreth 2% të PBB-së.
Nga ana tjetër, aktualisht Greqia dallon si vendi me performancën më të mirë, me borxhin si përqindje e PBB-së që bie me 5% çdo vit, sipas UBS. Të dhënat tregojnë se Greqia mund të mbajë raportin e borxhit të qëndrueshëm edhe nëse regjistron një deficit primar prej 2.4% të PBB-së.
“Qeveria ka qenë shumë e suksesshme në përthithjen e burimeve nga Fondi i Rikuperimit, zbatimin e reformave strukturore dhe reduktimin e borxhit në shkallë të gjerë përmes disiplinës fiskale,” thuhet në deklaratë. Një pyetje kyçe për investitorët është nëse këto tendenca do të vazhdojnë pas zgjedhjeve të vitit 2027, duke pasur parasysh sondazhet aktuale, që tregojnë se qeveria e ardhshme nuk do të jetë një qeveri njëpartiake.
Kontrolle ndaj pesticideve dhe produkteve bujqësore - Pr.buxheti 2026, ISUV: Mbi 650 milionë lekë për forcimin e sigurisë ushqimore
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar një takim me fermerë, grumbullues, eksportues e importues për të diskutuar mbi përdorimin e pesticideve dhe......
1 shekull nga krijimi i Bankës së Shqipërisë - Sejko: Përparimi ekonomik, dëshmi e arritjeve. Rama: Është institucion model
Banka e Shqipërisë shënon 100 vite nga krijimi i saj në 1925, i cilësuar si një shekull qëndrueshmërie, zhvillimi dhe besimi në Konferencën Shkencore......
Sa para’ do të shkojnë për arsimin profesional në 2026? Rriten investimet dhe akses më i madh për grupet vulnerabël
Arsimit profesional po i jepet gjithnjë e më shumë përparësi, sidomos vitet e fundit, kur mungesa e të rinjve në profesione të caktuara është bërë më e......
Paga minimale 500 euro, kosto për eksportuesit - Prençe: Masa kompensuese për sektorin, ndikim negativ në konkurrueshmëri
Rritja e pagës minimale nga qeveria në 500 euro nga 1 Janari 2026, mirëpritet si iniciative nga ana e bizneseve në Shqipëri, por nga ana tjetër shihet si një......
Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre
Hartimi i Paketës së re Fiskale është përmbyllur dhe ajo pritet të paraqitet së shpejti për shqyrtim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe......
Të ardhurat neto të ekuivalentuara në Evropë - Ku fitojnë më shumë familjet? Kryeson Luksemburgu
Pavarësisht vlerave dhe kulturës së përbashkët që bashkojnë kontinentin, Evropa vijon të përballet me pabarazi të theksuara në të ardhura. Edhe pse hendeku......
7 mijë automjete të vjetra çregjistohen përfundimisht - DPSHTRR: Drejt rrugëve më të sigurta dhe më pak ndotje
Në kuadër të masave për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur,......
Qeveria e SHBA-së, drejt rihapjes - Senati miraton projektligjin për t’i dhënë fund bllokimit
Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një kompromis për t’i dhënë fund bllokimit më të gjatë qeveritar në historinë e vendit. Prej javësh, kjo situatë......





