Europa Postuar më 26 Shtator 2025, 10:45

Greqia kufizon zonat për qiratë afatshkurtra - Disa qytete do të ndalojnë regjistrimet e reja në platformat “online”

Nga Kristi Ceta

Greqia kufizon zonat për qiratë afatshkurtra - Disa qytete do të

Tregu i qiradhënieve afatshkurtra në Greqi po hyn në një epokë të re, pasi ligji i ri që vendos kushte dhe rregulla të rrepta brenda sektorit hyn në fuqi më 1 tetor. Paralelisht, do të nisin kontrolle për zbatimin e këtij ligji në të gjithë territorin.

Deri në fund të vitit, pritet të vendoset se në cilat zona të tjera, përveç tre distrikteve të Athinës, do të ndalohet dhënia me qira afatshkurtër e pronave të reja. Gjithashtu, priten masa stimuluese për të rikthyer pronat në tregun e qiradhënies afatgjatë.

“Turizmi cilësor do të thotë rregulla, maturi, ekuilibër dhe respekt për ligjin,” njoftuan burime nga Ministria e Turizmit, gjatë prezantimit të kuadrit të ri ligjor. Qëllimi është si përmirësimi i produktit turistik, ashtu edhe zbutja e problemit të strehimit.

Në këtë drejtim, për këtë vit dhe për vitin 2026, nuk do të lejohet asnjë regjistrim i ri në Regjistrin e Pronave për Akomodim Afatshkurtër në tre distrikte të Bashkisë së Athinës. Përfshirja e zonave të tjera do të vendoset pas vlerësimit të kufizimeve ekzistuese në kryeqytet nga ministritë përkatëse.

Megjithatë, sipas mediave greke, zonat që po shqyrtohen si kandidate për një ndalim të tillë përfshijnë Selanikun, Santorinin, Parosin dhe disa zona të Kretës. Vlerësimet ende nuk kanë përfunduar dhe është e mundur që të merren masa edhe për qytete të tjera.

Lidhur me ligjin e ri, ministria sqaroi se të gjitha akomodimet që nuk konsiderohen prona me përdorim kryesor, sipas rregullores urbanistike, do të fshihen nga Regjistri për Qiradhënie Afatshkurtër dhe do të humbasin numrin e tyre të regjistrimit.

Shqipëria 26 Shtator Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të premte me 82.4 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat