Greqia ka nevojë për 2 mln punonjës deri në 2035 - Plakja e popullsisë dhe rritja ekonomike nxisin kërkesën
Greqia ka nevojë për më shumë se dy milionë punonjës deri në vitin 2035, sipas një studimi evropian që thekson sfidën e dyfishtë dhe njëkohësisht mundësinë me të cilën përballet ekonomia e vendit.
Kërkesa vjen si pasojë e daljeve masive në pension dhe krijimit të vendeve të reja të punës, ku 646,000 pozicione do të kërkojnë specializim të lartë. Ekspertët paralajmërojnë se mungesat në fuqinë punëtore, nëse nuk trajtohen, mund të ngadalësojnë rritjen ekonomike. Ata kërkojnë politika që nxisin pjesëmarrjen e grave dhe punëtorëve më të moshuar. Gjithashtu, prioritet është tërheqja e emigrantëve që duan të kthehen.
“Bashkëjetesa e vendeve të lira me papunësinë do të thotë Prodhim Bruto i Brendshëm i pashfrytëzuar,” thanë burime brenda Ministrisë së Punës. Plotësimi i këtyre vendeve të punës mund të rrisë të ardhurat, konsumin, produktivitetin dhe eksportet, si dhe të lehtësojë presionin mbi financat publike dhe sistemin e pensioneve.
Megjithëse papunësia është në rënie, mungesat prekin të gjithë sektorët dhe nivelet e aftësive. Ky problem pasqyron “pabarazi më të thella në kapitalin njerëzor, si mungesë aftësish, plakje të popullsisë dhe mospërputhje kualifikimesh,” Përfaqësues të biznesit vlerësojnë se nevojat reale për punonjës mund të jenë edhe 200,000 më shumë se raportimet e shifrave zyrtare.
Qendra Evropiane për Zhvillimin e Aftësimeve Profesionale parashikon 646,000 vende pune që kërkojnë aftësi të larta në Greqi gjatë periudhës 2025–2035. Shumë prej tyre lidhen me teknologjinë, duke përfshirë shkencëtarët e të dhënave, ekspertët e etikës së inteligjencës artificiale, teknikët e automatizimit dhe inxhinierët e softuerëve.
Sektorë të tjerë që do të kërkojnë punonjës përfshijnë shërbimet personale me 337,000, 122,000 në arsim, 119,000 në profesione të shëndetit dhe 56,000 në kujdes personal. Trajnimi, rikualifikimi dhe pjesëmarrja më e gjerë në tregun e punës do të jenë vendimtare për ecurinë e ekonomisë greke.

Koreja e Jugut ndalon telefonat në shkollë - Ligji i ri synon të frenojë varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale
Koreja e Jugut ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera digjitale në klasat shkollore në të gjithë vendin.......

BE propozon kuota për industrinë e çelikut - Kërkon bashkëpunim me SHBA-në për të shmangur tarifat
Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë negociatat me Shtetet e Bashkuara për vendosjen e një sistemi kuotash doganore me tarifa të diferencuara, për të......

Vetëm 3 shtete të NATO-s përmbushin objektivin e ri - Të gjitha vendet anëtare do të arrijnë pragun e vjetër të shpenzimeve këtë vit
Të gjitha vendet anëtare të NATO-s do të arrijnë objektivin e vjetër të shpenzimeve për mbrojtje prej 2% të PBB-së këtë vit, por vetëm tre shtete aktualisht......

“Deri në 9 vjet burg për evazion fiskal” - Kodi i ri Penal për bizneset. Kush nuk paguan tatimet në kohë rrezikon 1 vit burg
Bizneset që operojnë në vend duhet të jenë më të kujdesshëm në aktivitetin e tyre pasi Kodi i ri Penal i hedhur për konsultim publik vë në shënjestër çdo......

Muzhaqi: Rekord aplikimesh në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës shënoi një interes të jashtëzakonshëm këtë vit, me 3,314 të rinj që aplikuan, duke regjistruar numrin më të lartë të......

Bonot 12-mujore, yield-i sërish në rënie - Norma mesatare e interesit zbriti në 2.6% në ankandin e fundit
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor vijon rënien. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.6%. Kështu,......

Bie prodhimi i energjisë elektrike - Prill-qershor, INSTAT: Importet u rritën, ndërsa eksportet shënuan rënie
Tremujori i dytë i vitit nuk ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike, pasi situata hidrike ndikoi në rënien me 4.6% të prodhimit......

Profesionet e bukurisë si mundësi punësimi në emigrim - Estetistja: Vajzat heqin dorë nga diplomat, u drejtohen “thonjve e qerpikëve “
“Shumë vajza të cilat kanë mbaruar studimin e lartë këtu në Shqipëri, heqin dorë nga shkollat në të cilat ato kanë bërë dhe i drejtohen fushës së estetikës,......