Greqia i bashkohet korridorit të hidrogjenit të gjelbër- Nisma shtrihet nga Jugu i Evropës, në Gjermani. Synon të lehtësojë transportin
Greqia ka vendosur të marrë pjesë në një projekt që synon krijimin e një korridori vertikal të hidrogjenit të gjelbër që shtrihet nga jugu i Evropës në Gjermani.
Kjo nismë, në bashkëpunim me Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë, Slloveninë dhe Republikën Çeke, është pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për kalimin në burimet e rinovueshme të energjisë dhe reduktimin e emetimeve të karbonit. Korridori synon të lehtësojë transportin dhe përdorimin e hidrogjenit të gjelbër nëpër këto vende.
Plani është ende në fazat e hershme, me diskutime që po zhvillohen mes operatorëve. Llogaritjet mbështeten mbi nevojat e pritshme të Gjermanisë për hidrogjen. Kërkesa vlerësohet në 130 TWh në vit deri në vitin 2030, nga të cilat 100 TWh do të vijë nga importi.
Edhe pse korridori në tërësi nuk përfshihet në listën e projekteve me interes të përbashkët të Bashkimit Evropian, dy nga lidhjet e tij bëjnë pjesë: tubacioni i hidrogjenit DESFA në Greqi, si dhe Sistemi i Transmetimit të Hidrogjenit në Bullgari.
Kjo iniciativë e sheh Greqinë duke luajtur një rol vendimtar për shkak të potencialit të pasur të energjisë së rinovueshme, veçanërisht në sektorin diellor dhe të erës, të cilët janë thelbësorë për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër. Athina mund të shfrytëzojë burimet e saj për të prodhuar hidrogjen, i cili do të transportohet më pas në vende të tjera evropiane.
Korridori vertikal pritet të sjellë përparësi të shumta. Ai synon të përmirësojë sigurinë e energjisë, duke diversifikuar burimet dhe duke reduktuar varësinë nga karburantet konvencionale. Për më tepër, realizimi i këtij projekti do të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë në përputhje me qëllimet evropiane të klimës.
Nisma do të nxisë gjithashtu rritjen ekonomike në të gjitha shtetet pjesëmarrëse, duke krijuar vende pune e duke zgjeruar bashkëpunimin në sektorin e energjisë së rinovueshme.
Sondazh

“IA mund të eleminojë 3 mln vende pune në Britani”/ Por, studimi parashikon edhe mundësi të reja punësimi, rritje ekonomike
Inteligjenca artificiale (IA) mund të eleminojë nga një deri në tre milionë vende pune në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi të ri. Studiuesit nga......

Bitcoin rritet mbi 81,000 USD/ Fitorja e Trump në zgjedhje favorizon fuqizimin e kriptovalutave
Bitcoin u rrit në një nivel rekord mbi 81,000 dollarë nga pritshmëritë që kriptovalutat do të lulëzojnë në një mjedis të favorshëm rregullator pas zgjedhjes......

Amerikanët zgjedhin sërish Donald Trump - Disfatë ekzistenciale për Demokratët dhe shpresë për aleatët e SHBA
U fol kaq shumë për atmosferën, gëzimin, optimizmin dhe buzëqeshjen Hollivudiane të Kamala Harris. Por, Amerika e refuzoi marketingun. Katër vjet më parë,......

Për herë të parë në histori, tetë kompani amerikane vlerësohen në më shumë se 1 trilion dollarë!
Për herë të parë në histori, tetë kompani amerikane kanë arritur një vlerësim tregu që tejkalon 1 trilion dollarë, duke e bërë atë një moment historik të......

Udhëheqësit e BE-së miratojnë 'Marrëveshjen e re të konkurrencës' por shmangin borxhin e përbashkët!
27 udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë miratuar një "Marrëveshje të re të konkurrencës europiane" të shumëpritur për të tronditur ekonominë e ndenjur të......

Bitcoin tani mund të arrijë në 100 mijë dollarë pas fitores së Trump! - A është koha e duhur për të blerë?
Bitcoin arriti një rekord të lartë të mërkurën në mëngjes, pasi dukej gjithnjë e më e mundshme që Donald Trump të merrte Shtëpinë e Bardhë. Kriptovaluta......

Italia përfshin bizneset e vogla, të mesme në taksat digjitale - Lëvizja vjen pas ankesave të SHBA-së dhe shqetësimeve për “hakmarrje”
Italia ka zgjeruar taksat e brendshme për shërbimet digjitale, duke përfshirë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, tha Ministri i Ekonomisë Giancarlo......

Drejt përfundimit parkimi publik në Zvërnec - Financimi nga FSHZH, lehtësi për vizitorët në Manastir
Po shkojnë drejt përfundimit punimet për parkimin e ri në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë. Projekti ka hyrë në fazën finale, duke siguruar 120 vende parkimi......