Greqia, energjia e rinovueshme “shpërdorohet” - Rreth 10% e prodhimit nga burimet e gjelbra mbeti jashtë rrjetit
Një përqindje gjithnjë në rritje e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme po shpërdorohet në Greqi, veçanërisht në periudha me kërkesë të ulët. Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e projekteve ekzistuese dhe të reja të energjisë së gjelbër, por edhe për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik dhe kostot që përballohen nga konsumatorët.
Retorika e “energjisë së gjelbër të lirë” nuk përputhet me realitetin, sipas të dhënave zyrtare. Sa më shumë energji e gjelbër të shpërdorohet në periudha me kërkesë të ulët për të shmangur ndërprerjet e energjisë, aq më shumë rritet rëndësia e gazit natyror të shtrenjtë dhe të importuar, që përdoret për të mbuluar nevojat kur nuk ka erë dhe diell, pra kur prodhimi nga këto burime reduktohet.
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, 9.6% e prodhimit nga burimet e rinovueshme nuk arriti të lidhej me rrjetin energjetik, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (3.5%). Vetëm në qershor 2025, prodhimi i refuzuar nga burimet e rinovueshme arriti në 352 gigavat-orë, ose 12.3% të totalit. Në qershor 2024, kjo shifër ishte vetëm 59.5 GWh, ose 2.5%.
Zyrtarët thonë se kjo mospërputhje midis prodhimit dhe konsumit mund të ulet në dy mënyra: së pari, përmes ndërtimit të kapaciteteve për ruajtjen e energjisë dhe, së dyti, përmes elektrifikimit të mëtejshëm të ekonomisë, duke ofruar stimuj për familjet dhe bizneset për të përmirësuar banesat dhe instalimet e tyre. Megjithatë, ndërtimi i strukturave për ruajtjen e energjisë, ashtu siç pritej, po përballet me vonesa.
Të njëjtat të dhëna për prodhimin e energjisë kundërshtojnë pretendimet se Greqia është eksportuese e energjisë së pastër. Eksportet e energjisë në gjysmën e parë të vitit 2025 arritën në 783 GWh, një nivel rekord në 10 vitet e fundit, por kjo lidhet me rritjen e ndjeshme të pjesës së gazit natyror në prodhimin e energjisë. Në gjysmën e parë të këtij viti, gazi natyror arriti në 40% të totalit të prodhimit, gjithashtu një rekord 10-vjeçar, vetëm pak më poshtë se burimet e rinovueshme (46%). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, prodhimi nga burimet e rinovueshme u rrit me 82 GWh, ndërsa nga gazi natyror u zgjerua me 1,732 GWh.

Nvidia dhe AMD ia “dorëzojnë” fitimet Trump - 15% e të ardhurave nga shitjet e çipeve në Kinë shkon për qeverinë e SHBA-së
Nvidia dhe AMD kanë rënë dakord t’i japin qeverisë së Shteteve të Bashkuara 15% të të ardhurave nga shitjet në Kinë të çipeve të avancuara kompjuterike, si......

“Mbushen” fuçitë e verës në Francë - Prodhimi rikthehet në rritje pas një viti të vështirë
Prodhimi i verës në Francë pritet të rikthehet me rritje prej të paktën 10% këtë vit, pas një niveli të ulët në vitin 2024 për shkak të kushteve të......

Bypass-i i Tiranës, shpallet fituesi për fazën II - Oferta 2.27 mld lekë për segmentin synon lidhjen e dy autostradave pa hyrë në kryeqytet
Me një ofertë prej 2.27 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të ndërtojë një nga segmentet e bypass-it të......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme gjatë javës së kaluar e ka nisur këtë javë pozitivisht duke regjistruar rritje këtë mëngjes teksa është blerë......

Shembet godina pa leje në Radhimë - IKMT përdori 32 kg lëndë plasëse
Mëngjesin e së hënës është shembur me shpërthim të kontrolluar një godinë 3-katëshe e ndërtuar pa leje, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pranë plazhit të......

Reagon MEKI mbi pretendimet e Shoqërisë ''Fokus Media News”- ''Vendimet gjyqësore të formës së prerë detyrojnë lirimin e pronës së “KAYO” sh.a''
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar ndaj pretendimeve të shoqërisë “Focus Media News” për zgjatjen e kontratës së qirasë deri në vitin......

Policia zbraz ambientet e News 24, prona i kalon ‘KAYO’ - Avokatura e Shtetit: Prej 3 vitesh i ka përfunduar kontrata e qirasë
Policia dhe Shërbimi Përmbarimor i ka kërkuar News 24 lirimin e godinës në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në Shkozë, Tiranë. Në orët e para të mëngjesit të së......

Sezoni turistik, ISHSH intensifikon kontrollin e pishinave - Koçiu: Rreth 200 inspektime, gjoba e afate për ato me mangësi
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar inspektimin e pishinave dhe kushteve higjeno-sanitare në të gjitha subjektet e vendit, në kuadër të sezonit......