Europa Postuar më 31 Janar 2025, 12:37

Greqia, eksportuese neto e energjisë në 2024 - Burimet e rinovueshme, hidrocentralet mbuluan mbi 50% të kërkesës

Nga Kristi Ceta

Greqia, eksportuese neto e energjisë në 2024 - Burimet e rinovueshme,

Greqia ishte një eksportuese neto e energjisë në 2024, me burimet e gjelbra që mbuluan më shumë se gjysmën e totalit të gjeneruar. Ndërsa kërkesa për energji u rrit, pasi u reduktua për dy vjet radhazi.

Greqia ishte një eksportuese neto e energjisë në vitin 2024, për herë të dytë që nga viti 1990, ndërsa burimet e rinovueshme dhe hidrocentralet e mëdha mbuloi pak më shumë se gjysmën e kërkesës së vendit (50.2%).

Kërkesa për energji elektrike u rrit me 5.5% krahasuar me vitin 2023, pas dy vitesh rënieje radhazi, sipas një studimi të Green Tank, me gazin fosil, i cili u rrit më shumë se burimet e rinovueshme të energjisë në periudhën 2023-2024.

Me 25,269 gigavat/orë (GWh) në vitin 2024, burimet e rinovueshme, pa përfshirë hidrocentralet e mëdha, u renditën në vendin e parë për gjenerimin e energjisë elektrike, por ato mbetën pas prodhimit të grumbulluar të tre lëndëve djegëse fosile (gazit fosil, linjitit dhe naftës). Kjo është në kundërshtim me të dhënat deri në gjysmën e parë të vitit 2024, kur burimet e rinovueshme tejkaluan lëndët fosile në prodhimin total. Përmbysja në gjashtë muajt e dytë ndodhi kryesisht për shkak të rritjes së kontributit të gazit.

Në vendin e dytë u rendit gazi fosil me 21,343 GWh, pranë nivelit historik të vitit 2021 dhe 35.9% më shumë krahasuar me 2023. Ndërsa tendenca e rritjes së burimeve të gjelbra arriti 19.8%, pas dy vitesh rënie të vazhdueshme.

Nafta ndodhet në vendin e tretë, me një diferencë relativisht të vogël nga hidrocentralet e mëdha. Ndërsa linjiti u rendit i pesti me 3,236 GWh, duke arritur një rekord të ulët në 2024.

Vitin që lamë pas, eksportet neto arritën në 307 GWh. Që nga viti 1990, kjo ka ndodhur vetëm një herë më parë, në vitin 2000 me vetëm 11 GWh.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat